BUJAR NISHANI/ Jo burgosje fjalës në emër të frikës, por frikës për...

BUJAR NISHANI/ Jo burgosje fjalës në emër të frikës, por frikës për fjalën

57
0
Shares

Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka reaguar për kriminalizimin e shpifjes dhe dënimin e saj me burg:

“Befasues për mua si qytetar i këtij vendi, por edhe si President i Republikës u shfaq projektligji i qeverisë që kërkon rikthimin e burgimit për gazetarët me pretendimin e luftës ndaj shpifjes. Personalisht një akt të tillë e shoh me preokupim dhe shqetësim. E gjykoj kufizim të lirisë së shprehjes dhe cënim të standarteve demokratike të arritura deri më tash me kontributin e të gjitha palëve politike në vend.
Sigurisht, shpifja është një gjest i ulët kudo dhe kurdo e sidomos kur përdoret mirëfilli për qëllime politike ajo shfaq gjithë shëmtinë e saj. Jo pak herë si politikan, si ministër, si President i Republikës kam qënë dhe vazhdoj të jem objekt i tyre, por kam besuar dhe vazhdoj të besoj se burgosja e një gazetari është burgosje jo vetëm e fjalës, por e vetë lirisë, është goditje e sistemit demokratik, papajtueshmëri me të.
Me fjalen mund të abuzohet dhe çdo abuzim është i kritikueshëm, por me ndrydhjen e saj mund të abuzohet shumë më tepër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY