Infermierët dhe sanitarët e spitalit të Rrëshenit kanë ndërprerë punën duke protestuar pas njoftimeve për shkurtimeve në këtë spital. Ata shprehen kundër këtij vendimi dhe e cilësojnë atë të padrejtë.
Ndërkohë drejtori i këtij spitali, Pjetër Ndoj ka dhënë dorëheqjen nga kjo detyrë, pasi thotë se e ka patur të pamundur që të shkarkonte 30 persona njëherësh. Ndërsa konfirmon dorëheqje, Ndoj thotë se “nuk mund të shkarkonte këta punonjës me të cilin punon prej 30 vitesh”. Punonjësit e tjerë thonë së në këtë spital ka shumë pacientë, dhe sipas tyre shkurtimet janë të panevojshme. “Nuk ka asnjë argument pse bëhet ky shkurtim. Edhe drejtori i spitalit u dorëhoq, sepse nuk zbatonte dot reformën”, thotë infermierët.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/