OSBE: Të refuzohet dënimi me burg për shpifje

OSBE: Të refuzohet dënimi me burg për shpifje

60
0
Shares

Ka reaguar edhe përfaqësuesja e OSBE për projektligjin për dënimin me burg të shpifjes. Mijatoviç

ka thënë se ky projektligj duhet të refuzohet dhe se zyrtarët skano pse të mbrohen nga reagimet kritike.

“U bëj thirrje anëtarëve të parlamentit të refuzojnë propozimin e ri dhe të konsiderojnë plotësisht shfuqizimin për shpifjen si vepër penale.
Organet dhe funksionarët publikë nuk duhet të gëzojnë mbrojtje shtesë nga kritikat, në të kundërtën ata duhet të tolerojnë një shkallë më të madhe të kritikës se sa qytetarët e zakonshëm”, tha Mijatoviç.
 


Sipas saj sanksionet penale për shpifje janë të tepërta dhe disproporcionale. “Ato duhet të zëvendësohet nga mjete efektive dhe të përshtatshme drejtës civile ose administrative”- tha ajo.
 
Nëse miratohet, atehere projektligji parasheh burgim deri në tre vjet për “shpifje kundër një zyrtari të lartë ose është person i zgjedhur”,
është shprehur Dunja Mijatoviç përfaqësuese e OSBE për median në Tiranë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY