Tregtarët nesër në protestë: Na lini të punojmë, mjaft me kërcënimet për...

Tregtarët nesër në protestë: Na lini të punojmë, mjaft me kërcënimet për burg

64
0
Shares

Tregtarët do të organizojnë ditën e nesërme një protestë masive kundër ligjit të ri për gjobat e tatimeve që hyri ditën e sotme në fuqi dhe parashikon gjoba deri në 100 milionë.

Nisma Thurrje, e cila ka organizuar këtë tubim, ka shpërndarë një komunikatë, të cilët po e botojmë më poshtë:

PRINTOJE! SHPERNDAJE!

Je Tregëtar? Nuk ka rëndësi se çfarë dyqani ke. As se ku e ke. As sa i madh është ai. As se çfarë tregton.

Nuk ka rëndësi nëse biznesi yt është i vogël, i mesëm apo i madh. Kemi të gjithe të njejtin hall.

Ndërsa xhiro është në rënie të lirë, taksat dhe gjobat rriten çdo vit. Me shpesh po na vizitojnë tatimorët se sa klientët. E sërisht, të ardhurat në buxhet nuk rriten. Përkundrazi, nga muaji në muaj ato përkeqësohen. Arsyeja është shumë e thjeshtë, nuk jemi ne problemi. Dhuna ndaj nesh nuk është zgjidhja.

Ligji i Procedurave Tatimore, i cili hyn nesër në fuqi, parashikon gjoba maramendëse. Gjoba falimentuese, të cilat u lihen në dorë inpektoreve militantë. Atyre inspektorëve, të cilët të gjithë e dimë se interesin kryesor nuk kanë arkën e shtetit, por arkën e shtëpisë së tyre. Kërcënimi ynë me faliment ndoshta do të rrisë arkat shtëpiake por kurrsesi nuk do të mbushë arkën e shtetit.

Ne nuk mund të lejojmë që dikush i emëruar inspektor sepse realizoi planin e votave, të firmosë falimentin tonë. Të firmosë dënimin me borxh të fëmijëve tanë. Të na përlajë me një firmë punën dhe mundin e të gjithë jetës. Të na mbyllë përgjithnjë qepenat. Të na vrasë të ardhmen! JO!

Paratë që i mungojnë arkës së shtetit nuk janë në xhepat tanë. Janë në xhepat e atyre që zotërojnë monopolet. Janë në xhepat e atyre që firmosin monopolet. Janë në xhepat e atyre që fitojnë tenderat. Janë në xhepat e atyre që firmosin tenderat. Ik e merruani!

Në xhepat tanë, gjenden vetëm paratë e djersës tonë. Prandaj duhet të luftojmë për të!

Diten e premte do dalim në shesh në orën 09:00 për t’i thënë Edi Ramës se e ka gabim. Se nuk jemi ne problemi.

Po Formalizimit, Jo Falimentimit!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY