Arta Dade ironizon ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati

Arta Dade ironizon ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati

379
0
Shares

Gjatë fjalimit nga foltorja e Kuvendit, Kryetarja e Komisionit të Jashtëm, socialistja Arta Dade ka kritikuar dhe ironizuar ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati për krahasim që i bëri Shqipërisë me vendet e rajonit duke thënë se e mbushi me entuziazëm fjalimi i Bushatit.

“Më mbushi me entuziazëm fjalimi i ministrit, por për mua standardet dhe pikat e referimit s’mund të jenë vendet e rajonit që kanë ardhur në historitë të ndryshme nga ajo e jona. Shqipëria është një vend që i ka mbyllur negociatat në 2006 dhe mëse njëherë nga kjo tribunë kemi folur për arsyet e vonesave për statusin dhe ka përkuar me qenien tonë në opozitë”- tha ajo.

Sipas Dades, fitorja në qershor duhet ta bëjë shumicën qeverisëse që shumë gjëra t’i shohë ndryshe nga maxhoranca e kohës, sot në opozitë.

“Do na duhet kohë ti shohim gjërat si bën një qeveri serioze dhe pikat që ne ndryshojmë shumë nga kjo opozitë kanë të bëjnë me atë që grupi i PS i sheh gjerat me sensin kritik ndaj vetes, ne duhet të kishim bërë më shumë, por a i kemi bërë ato që mund të kishim bërë”-tha Dade.

Ajo, jo vetëm si deputete, por edhe qytetare ka parë me shqetësim kritikat e progres raportit për korrupsionin në drejtësi e gjyqësor.
Reagimi i Dades erdhi pas fjalës së Bushatit, që duke analizuar të dhënat e progres raportit të fundit të KE për vendin tonë, bëri krahasim me Serbinë, Malin e Zi e Kosovën. Bushati tha se ne jemi vendi i vetëm në rajon për të cilin raporti shënon progres në gjithë fushat.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY