Raporti i BERZH: Shqipëria të ulë nivelin e kredive të këqija

Raporti i BERZH: Shqipëria të ulë nivelin e kredive të këqija

52
0
Shares

Autoritet shqiptare duhet të bëjnë më shumë përpjekje për të sjellë në nivele të pranueshme kreditë e këqija. Kjo thirrje vjen nga Banka Europiane për rindërtim dhe zhvillim në raportin e Tranzicionit 2015 – 2016 si një ndër prioritet kyçe që duhet të ketë vendi ynë vitin që vjen.

Në raport thuhet se masat e ndërmara deri më tani kanë ndihmuar situatën por më shumë punë duhet në kete drejtim pasi zbatimi i suksesshëm planit për kreditë e këqija është kritik për rivendosjen e rritjes së kreditimit.

Në raport vlerësohet platforma kombëtare e bankës së Shqipërisë për për të trajtuar çështjen e kredive me probleme, por për BERZH niveli i kredive të këqija në 21 % të të gjitha kredive në sektorin bankar mbetet një problem i madh në vendin tonë. Kreditë me probleme në Shqipëri sipas Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim mbeten të larta krahasuar me vendet e rajonit.

Plani i nisur nga qeveria dhe Banka Qendrore sipas saj duhet të ndihmojë për të rivendosur besimin dhe rritjen e kreditimit nga sektori bankar. Duke bërë një panoramim të gjendjes aktuale, raporti vlerëson aksionin e nisur kundër informalitetit dhe se duhet zbatuar. BERZH thotë se të ardhurat nga taksat në tremujorin e parë të vitit 2015 kanë qenë në mënyrë të konsiderueshme poshtë pritjeve të qeverisë dhe peformanca fiskale gjatë këtij viti ka qenë e dobët. Ecuria ekonomike sipas saj është përmirësuar, por rritja mbetet i ngadaltë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY