Dashi
Do ndiheni pafund te lumtur sot qe gjerat do marrin drejtimin e duhur ne jetën tuaj ne çift. Do ndiheni vërtet te bekuar nga yjet dhe buzëqeshja nuk do ju largohet asnjë moment nga fytyra. Beqaret nuk duhet t’iu besojnë shume premtimeve qe do iu bëhen, por ne çdo moment duhet te mendojnë me tepër për te ardhmen. Buxheti do mbetet ne gjendjen qe ka qene.
Demi
Dite e mërzitshme ka për te qene kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Mes jush dhe partnerit nuk do ketë asnjë lloj emocione dhe mund te ndiheni keq. Beqaret do jene ne humorin e duhur dhe mund te bëjnë edhe ndonjë çmenduri te vogël vetëm për ta ndryshuar statusin. Ne planin financiar do dini si t’i rregulloni problemet dhe do jeni me te qete.
Binjakët
Dite sensuale do jete kjo për te dashuruarit. Do e dëgjoni gjithë kohës zemrën tuaj dhe do bëni atë qe ajo do ju thotë. Beqaret do jene me te logjikshëm dhe nuk do hedhin hapa te pamenduara. Ka mundësi qe te mos fillojnë sot lidhjet e ëndërruara, por do hedhin themelet e forta për to. Ne planin financiar vështirësitë do jene te mëdha dhe do ju duhet te merrni edhe borxhe për t’ia dale.
Gaforrja
Nëse jeni ne një lidhje duhet te merrni patjetër masa ju te dashuruarit qe ta stabilizoni lidhjen e krijuar. Me pak me shume tolerance dhe mirëkuptim mund te arrihet çdo gjë. Beqaret me mire t’i marrin gjerat shtruar sepse nxitimi mund t’i çojë vetëm ne rruge te gabuar. Financat do jene shume here me te mira nga sa i kishit menduar. Nuk do keni asnjë lloj problemi ne këtë sektor.
Luani
Nuk do merreni vesh aspak me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe here pas here do lindin edhe debate te forta me te. Beqaret do i vlerësojnë mjaft disa miq dhe me ta do jene gati te hedhin edhe hapa te rëndësishme. Ka mundësi qe ne jetën e tyre te këtë ndryshime. Shpenzimet duhet t’i mbani nen kontroll pasi ne te kundërt situata mund t’iu dale jashtë kontrollit.
Virgjëresha
Dite shume konfuze ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do keni aspak një lidhje ashtu si e kishit ëndërruar, përkundrazi here pas here do ju dalin edhe debate. Beqaret nuk do duan për asnjë moment ta ndryshojnë statusin dhe do i refuzojnë edhe ftesat qe di iu bëhen. Ne planin financiar do ju ndihmojnë disa miq te ngushte dhe do i blini edhe disa gjera qejfi qe ju pëlqejnë tej mase.
Peshorja
Jeni ne një lidhje? Ka rrezik qe sot klima yjore te jete e stuhishme për ju. Debate do jene goxha te forta dhe asnjeri nuk do ule hunde. Disa madje mund te mësojnë edhe disa te vërteta te trishta nga e shkuara e atij qe kane ne krah. Beqaret do jene tej mase tërheqës dhe do bëjnë për vete persona te shumte. Me shpenzimet do jeni gjithë kohës te matur e te kujdesshëm.
Akrepi
Lidhja juaj me partnerin do thellohet edhe me tepër gjate kësaj dite. Do i harroni te gjitha problemet qe keni pasur dikur dhe do e shihni boten me një sy tjetër. Beqaret nuk do kenë fat ne dashuri kështu qe do jete e kote qe te tentojnë te joshin. Saturni do ua qartësojë mendimet ne planin financiar dhe nuk do hidhni asnjë hap te nxituar ne këtë sektor. Gjendja do mbetet e mire.
Shigjetari
Komunikimi, dialogu dhe mirësjellja nga te dy palët do beje qe jeta juaj ne çift te ece me se miri sot. Nuk do keni aspak mosmarrëveshje apo debate me partnerin. Beqaret sado te mundohen te bëjnë ndryshime te statusit nuk do ja dalin dot. Buxheti nuk do jete ne gjendje shume te mire kështu qe do ju duhet te merrni edhe borxhe për t’ia dale mbanë sot.
Bricjapi
Monotonia do mbizotërojë gjate gjithë kësaj dite ne jetën tuaj ne çift sot dhe ne disa momente do mërziteni tej mase pranë atij qe keni ne krah. Beqaret nuk do ndihen keq edhe ashtu si janë prandaj nuk do hedhin asnjë lloj hapi për ta ndryshuar statusin. Disave mund t’iu ndodhe diçka e papritur dhe emocionuese. Financat do jene te mira, kështu qe përfitoni nga rasti për te bere disa investime afatgjata.
Ujori
Do kaloni pafund momente sensuale me partnerin tuaj sot dhe do ndiheni me fat qe keni një lidhje te tille. Çdo moment duhet te përkujdeseni qe klima te mbetet e ngrohte. Beqaret jo vetëm qe do hedhin hapa, por do mendojnë te fillojnë menjëherë një lidhje. Perspektivat janë goxha te mira. Ne planin financiar do mbizotërojë gjithë kohës ekuilibri dhe mirëqenia. Shume do ju kenë zili.
Peshqit
Jeta juaj ne çift do jete fantastike gjate kësaj dite. Nuk do keni as problemin me te vogël me njeri-tjetrin, përkundrazi te dy do toleroni mjaft dhe do mbani një gjendje te qëndrueshme. Beqaret duhet te bëjnë edhe pak me shume durim ne mënyrë qe ta gjejnë personin me te përshtatshëm. Ne planin financiar duhet t’ua vini veshin këshillave te miqve sepse do ju ndihmojnë pa mase.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/