Ne foto kafeja e sekuestruar sot ne Shkozet
Sektori për Krimin Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar”Ekspresi” duke sekuestruar një sasi të madhe kafe kontrabandë dhe arrestuar një person.
Policia arrestoi Fatmir Mane 60 vjeç, banues në Durrës pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në Shkozet, i’u gjetën dhe i’u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
• 9 thasë lini të mbushura me kafe kokërr të papjekur dhe e pabluar me një sasi rreth 547 kg;
• një thes lini kafe kokërr e pjekur e pabluar me një sasi rreth 20 kg;
• tre qese ngjyrë blu të mbushura me kafe kokërr e pjekur;
• një kuti kartoni e mbushur me qese paketimi ngjyrë blu me mbishkrimin Aroma Caffe;
• një mulli bloje kafe;
• një paisje për pjekje kafe.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale”Fshehja e të ardhurave”, ”Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë’dhe”Riprodhimi pa të drejtë i veprës së tjetrit” parashikuar nga Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/