Aldo Bumçi atakon ambasadoren e BE, Romana Vlahutin

Aldo Bumçi atakon ambasadoren e BE, Romana Vlahutin

60
0
Shares

Deputetë të PD-së i kërkuan ambasadores së BE-së, Romana Vlahutin që të reagojë lidhur me deklaratën e djeshme të Ramës ndaj mediave.

Deputeti Aldo Bumci, tha sot në parlament se shantazhi i Ramës dje gjatë prezantimit të raportit të BE-së për Shqipërinë ishte një skenë e turpshme. Ai i kërkoi ambsadores që ishte prezente përgjatë këtij momenti të reagojë.

“Ambasadorja e BE duhet të reagojë ndaj deklaratës së turpshme që u bë në prezencë të saj. Duhet reaguar ndaj një kryeministri që shantazhoi mediat në prani të ambsadores së BE-së”, tha Bumci duke shpjeguar se fill pas këtij shantazhi ai dërgoi në Kuvend ligjin për dënimin e gazetarëve.

Kryeministri Rama i konsideroi dje mediat keneta ndërkohë që po përgjigjej në pyetjet e gazetarëve gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me ambasadoren e BE-së, në Tiranë, Vlahutin.

Kjo e fundit la të kuptohej se nuk ishte dakord me qëndrimin e Ramës por nuk u përfshi në një debat lidhur me këtë cështje. E veshur me ngjyrat e Rilindjes ia doli të mos zemëronte Kryeministrin me përgjigjen e saj. “Ndoshta dje nuk ishte etike, por sot ajo duhet të reagojë”, tha Bumci në fjalën e tij.

Lidhur me ligjin për kriminalizimin e shpifjes kanë reguar sot përvec organizatave të gazetarëve edhe OSBE, por nga zyra e BE-së nuk ka pasur ndonjë qëndrim edhe për këtë rast që alarmoi të gjitha institucionet që lidhen me fjalën e lirë dhe lirinë e medias.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY