SHKELZEN BERISHA/Makthi i shpifesit

SHKELZEN BERISHA/Makthi i shpifesit

65
0
Shares

Nese ka nje njeri ne historine e ketij vendi qe pas renies se komunizmit qe permes, mediave, rrjeteve sociale dhe perfaqesuesve politike, ka ndertuar makineri te sinkronizuar shpifjeje ky eshte Edi Rama. Ai eshte sponsorizuesi dhe perfituesi kryesor i shpifjes qe shperndahet papushim nga larot e tij ne parlament, tualetet mediatike qe ai kontrollon e me pas TV dhe gazetat qe kane lene “papune” gazetaret dhe marrin kronika te gatshme nga zyra e tij e shtypit.

Dje ne opozite ka qene vete ai, qe ka kerkuar dhe arritur dekriminalizimin e shpifjes, ndaj perfaqesuesve te qeverise. Mazhoranca e djeshme midis demit te shpifjes dhe lirise se shprehjes zgjodhi te dyten.

Por sot gjerat kane ndryshuar. Premtimet e pambajtura, “reformat” selektive pa asnje ndjeshmeri sociale, skandalet e njepasnjeshme korruptivo-kriminale dhe lufta brenda llojit, te vendosura ne nje sfond papunesie dhe varferie, kane krijuar nje fryme e klime te frikshme antiqeveritare qe mund te shpertheje e dale jashte kontrollit ne cdo moment.

Ne pamundesi per te ndalur rrokullimen dhe zullumin e qeverise Rama kerkon t’u mbylle gojen atyre qe flasin per te. Sic e tha dhe vete projektligji i tij eshte keqkuptuar, sepse ai nuk ka pasur qellim te mbylle gojen e medias.

Une hyj tek ata qe e besoj. Rama nuk e ka bere kete projekligj per te mbyllur gojen e medias, pasi ate goje e mbyll dhe e hap me para, tendera dhe favore pa pasur nevoje ta nenshtroje me ligje.

Projektligji eshte bere per te mbyllur gojen e kundershtareve politike. Atyre qe nuk i blen dot e qe ja kane kthyer ne ferr e makth seancat parlamentare. I braktisur nga figurat pa pushtet te partise se tij, ai ka kuptuar se nuk mund te fitoje perballjen parlamentare as me protagonistet e kompleksuar te skandaleve qeveritare e as me dhunen e banditeve qe ka veshur deputete.

Tashme menyra e vetme per te shpetuar nga makthi i se enjtes eshte ti mbylle gojen me ligj kujtdo qe guxon te denoncoje vjedhjet dhe lidhjet kriminale te tij dhe ministrave te qeverise.

Nese kjo ndodh, opozita duhet te braktise parlamentin dhe te dale ne rruge per te arritur me forma te tjera ate qe nuk po lejohet ta arrije me fjale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY