Vlorë, policia kap një skaf luksoz në Seman

Vlorë, policia kap një skaf luksoz në Seman

133
0
Shares

Një skaf luksoz me 2 persona në bord që po udhëtonte në zonën e Semanit në drejtim të Vlorës është ndaluar sot nga policia e Vlorës. Ndërkohë ka nisur ndaj dy personave, njëri prej të cilëve italian, të cilët rezultojnë me rekorde kriminale në shtetin fqinj.

Sipas policisë, filloi procedimi për “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”, në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasve V.L., 48 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë, me profesion mekanik. Për të njëjtën akuzë po hetohet edhe Xh. L., 49 vjeç, banues në Brindizi, mekanik makinash.

“Rreth orës 09.30 të së mërkurës, është marrë informacion nga shërbimet SPKM Hoxharë, se një mjet lundrues skaf po lundron nga zona e Semanit për në drejtim të gjirit të Vlorës”, bëri të ditur policia.

Mjeti lundrues i Delta Forcë ka konstatuar dhe shoqëruar skafin me një motor 150 hp i markës “Korbeli”, me gjatësi 6.5 m dhe gjerësi 2.3 m, pa flamur.

“Nga kontrolli paraprak rezultoi se mjeti ishte pa mbishkrim, i pa matrikulluar, me ngjyrë blu dhe të bardhë me shirita të verdhë, pronë e shtetasit V. L., i cili deklaroi se ishte nisur nga Porti i Brindizit për në Vlorë, në datën 11.11.2015, rreth orës 06:00. Këta shtetasit nuk kanë bërë njoftim në Kapitanerinë e Portit dhe Policinë Kufitare Vlorë për hyrjen në territorin e Republikës së Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Për shkak të veprës penale “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”, materialet do ti kalojnë Prokurorisë për të dy këta shtetas. Policia sekuestroi edhe skafin, deri në fund të hetimeve.

“Nga informacionet e shkëmbyera me Nuklin kufitar italian, Guardia di Financës, rezulton se shtetasit e mësipërm janë me rekorde kriminale, në shtetin italian”, bëri të ditur policia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY