VIDEO/Vrasja në Linzë, arrestohet Mirsad Kucana

VIDEO/Vrasja në Linzë, arrestohet Mirsad Kucana

153
0
Shares

Një operacion në shkallë të gjere i Drejtorisë së Policisë Tiranë u organizua që prej ditës së djseshme.

Ne këtë operacion u angazhuan rreth 200 forca Policie të cilat ushtruan rreth 24 kontrolle në ambiente dhe banesa të ndryshme të cilat ishin të dyshuara nga ana e Policisë .

Në përbërje të tij ishin Forcat e Drejtorisë se Policisë Tiranë, nga Sektori për Krimet e Rënda dhe Forcat Operacionale, në bashkëpunim më Forcat Speciale RENEA dhe FNSH-ja

Si rezultat i këtij operacioni u kap shtetasi i shpallur në kërkim,

Mirsad Kuçana, 28 vjeç, lindur në Bajram Curri dhe banues në Tiranë, (ish efektiv policie).

Gjithashtu janë kapur edhe disa persona të tjerë per të cilët po punohet në lidhje me ngjarjen

Nga ana e strukturave të përmendura më sipër u ushtruan kontrolle me përmasa duke u shtrirë në disa qytete, si Tirana, Durrësi, Laçi. Qëllimi i këtij operacioni është kapja e autorëve të vrasjes së shtetasit Enton Nikaj dhe plagosjes së një shtetasit me iniciale I.G.

Ky operacion është ne vazhdim.

Mirsad Kucana është identifikuar si një prej 4 personave të përfshirë në vrasjene Linzës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY