Ylli Bufi: Si ma helmoi Mehmet Shehu tim atë

Ylli Bufi: Si ma helmoi Mehmet Shehu tim atë

345
0
Shares

Në një intervistë për gazetarin Roland Qafoku, drejtues I emisionit “Debati në Channel One”.

Zoti Bufi çfarë do të thotë për ju që jeni kryeministri i 26 i shtetit shqiptar?

E mora vesh që jam i 26-i kur pashë librin tuaj.

A ka ndonjë domethënie fakti që për herë të parë bëhet një punim në historinë e kryeministave të Shqipërisë?

Kënaqësia që ndjeva është që në një libër keni takuar të gjithë drejtuesit e qeverive për herë të parë sëbashku.

A ka ndonjë punë që ju ndjeheni krenar që e keni bërë gjatë kohës qe ishit kryeminstër?

Kur merret një përgjegjësi e tillë duhen marrë parasysh rrethanat. Unë mora përsipër drejtimin e një koalicioni të madh, jo vetëm të një qeverie. Drejtimi I një koalicioni të tillë më parë ishte I paimagjinueshëm.

Çfarë mund të bëjë më mirë nëse i kthehesh kohës që ishit kryeministër?

Ndërrimi i sistemeve nuk është vetëm një reformë, por një përmbysje në planin politik dhe ekonomik. Ne arritëm që në 6 muaj të miratonim 82 ligje. Në çdo periudhë ka ndryshime të mëdha dhe është e vështirë të zgjedhësh njerëz me përvoja profesionale dhe politike. Shumë gjëra mund të bëheshin ndryshe, por tashmë I shoh nga një distancë, ndryshe nga ajo kohë kur më duhej të zgjidhja shumë situatea me shumë shpejtësi, Për shembull ligji i tokës për të mos e shpërndarë, por ta jepnim në përdorim. Mjaft nga elementët e kësaj reforme ishin të përgatitur që nga koha e Fatos Nanos.

Keni qëndruar afro 6 muaj në qeveri, 6 ditë qëndruat në Amerikë, më datën 6 dhjetor dorëzuat detyrën. Dhe në fund bëtë një deklaratë që edhe sot mbahet mend po me numrin 6. Çfarë rëndësie ka pasur numri 6?

Nuk kam qenë ndonjëherë supersticioz. Kjo shifër nu kka asnjë domethënie për anën përmbajtësore të punës sime.

Keni përmendur live në mbledhjen e qeverisë se kemi 6 ditë rezerva për ushqime. Na e sqaroni edhe njëherë.

Kemi qenë në parlament dhe po përpiqeshim të bindnim pse nuk duhej rrëzuar qeveria. Nëse nuk do ta kisha thënë në mbledhjen e qeverisë do të isha kritikuar. Por fakti që e thahsë dhe isha live, u përdor më vonë nga “opozita”.

Si jeni ndjerë në momentin kur keni hapur derën e zyrës së kryeministrit për herë të parë?

Në atë zyrë kisha hyrë edhe më parë, por kur hyra si kryeministër mendja më shkoi tek Mehmet Shehu. Ai ka eleminuar tim atë dhe ky element më erdhi menjëherë në mendje. Im atë i kishte bërë një letër Enver Hoxhës në vitin 1952 për dyshime për Mehmet Shehun. Im atë Sokrat Bufi ndodhej në atë kohë në Moskë me studime. Ai i shkruante Enver Hoxhës se kishte të dhëna që Mehmet Shehu ishte agjent i disa shërbimeve sekrete të huaja. Mehmeti insistoi që im atë duhej futej në burg, por në fakt e lanë në një detyrë të dorës së dytë. Më vonë im atë vdiq dhe pas afro 300 vjetësh, në eshtra I janë gjetur në trup element helmues. Autori padyshim që ishte Mehmet Shehu.

Në çfarë rrethanash vdiq babai juaj?

Në rrugë, duke ardhur në shtëpi. Vdiq papritur. Ishte 37 vjeç dhe na thanë se kishte vdekur nga infarkti. Unë isha vetëm 9 vjeç. Pas vdekjes së Mehmet Shehut, u hap çështja e letrës së tim eti. Ndosha kishte patur dyshime për vdekjen e tij por ne të familjes nuk e kishin fare idenë. Kjo solli edhe zhvarrimin e eshtrave të babait tim të cilat iu nënshtruar ekzaminimeve të hollësishme. Pas analizave që iu bënë eshtrave rezultoi se im atë ishte helmuar dhe autor kishte qenë Mehmet Shehu. Konkluzionet na kanë ardhur në rrugë zyrtare në shtëpi dhe ne u befasuam.

A e keni takuar ndonjëherë Mehmet Shehun?

Në zyrën e kryeministrit unë kisha patur rastin të hyja disa herë dhe kurrë nuk e kisha menduar babanë. E mendova sapo hyrë në atë zyrë si kryeministër dhe mendja më shkoi te Mehmet Shehu I cili ma kishte vrarë babanë tim. Në fakt Mehmetin e kam takuar njëherë kur kam qenë student, por s’ka pasur asnjë reagim nga ana e tij. Ishim në një aksion në hekurudhë dhe më pyeti se I kujt isha. Pasi I thashë se isha I biri I Sokrat Bufit, ai nuk foli më.

A keni bërë ndonjë krahasim me kryeministrat përpara dhe pas vitit 90?

Nga përvoja ime fillova ti shikoj gjërat ndryshe, jo vetëm të lidhura me partinë. Më ka interesuar më shumë funksionimi shtetëror, sesa ai partiak. Duke I parë gjërat kështu, për mua të gjithë drejtuesit e shtetit, jo vetëm kryeministrat, pavarsiht regjimit ku kanë drejtuar duhen respektuar si figura institucionale. Pastaj ka vlerësim tjetër sesi I kanë kryer këto funksione.

A ka ndonjë kryeministër qe ju e veçoni për të cilin ju keni vleresime?

Unë ruaj respekt për të gjithë, por disa figura kanë rol të veçantë, ata që zgjidhen drejtpërdrejtë nëpërmjet zgjedhjeve me një program të përcaktuar politik katërvjeçar. Do të veçoja Meksin, Nanon, Berisha dhe së fundmi Ramën. Figura që të ngjall më shumë respekt është ajo e Islail Qemalit. Ai finalizoi një ndërmarrje shumë të rëndësishme si ngritja e flamurit.

A ka burra shteti mes kryeministrave?

Unë I quaj të gjithë shtetarë. Por kriteri tjetër është përvoja politike. Në periudhën e parë pas pavarsisë ka figura të shquara që kanë shumë eksperiencë politike si drejtues dhe e kishin të lehtë të kryenin funksione si ministra etj. Ndërsa kur ndryshon sistemi, klasa e re nuk e ka përvojën e duhur poltike. Ndihet një ndryshim I madh mes brezave.

6 kryeministra e kanë varrin jashtë, të tjerë nuk kanë një varr në një vend të denjë. A jeni dakord qe shteti duhet të rikthejë eshtrat e tyre dhe ti vendosë në panteon?

Besoj se është e domosdoshme që me inisiativën e qeverisë e në bashkëpunim me familjet të kthehen eshtrat e kryeministrave. Problemi nuk është krijimi I panetonit. Unë mendoj që njerëzit duhen vlerësuar për së gjalli e për punën që bëjnë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY