Takim i papritur i koalicionit qeveritar

Takim i papritur i koalicionit qeveritar

48
0
Shares

Zyrtarët më të lartë të koalicionit qeveritar sapo kanë nisur një takim në vilën qeveritare 31 në bllok. Nuk dihet ende axhenda e takimit.

Në takim merr pjesë Kryeministri Rama dhe Kryetari i parlamentit, Meta. Nga PS zyrtarë të tjerë në takim janë Sekretari i Përgjithshëm i PS, Gramoz Ruci, deputeti Erjon Brace, ministrat Tahiri, Gjiknuri, dhe Beqja.

Ndërsa nga LSI ndodhen Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Petrit Vasili dhe deputeti Spartak Braho.

Koalicioni qeveritar është në ditët e tij më të këqija. Progres raporti i BE ishte shumë kritik ndërkohë që qeveria është konfliktuar me shumë aktorë të jetës politike dhe ekonomike në vend, biznesi, media etj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY