Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Tirana Parking”, marrëveshje biznesi mes PS dhe LSI për tarifat e parkimit

13/11/2015
“Tirana Parking”, marrëveshje biznesi mes PS dhe LSI për tarifat e parkimit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nën modelin Rama me tarifa, taksa dhe tatime arbitrare, kryetari I Bashkisë, Erjon Veliaj është kujdesur të shtojë dhe një taksë të re për te gjithë qytetarët e Tiranës, taksën e parkimit te mjeteve e cila varion nga 1000 lekë ora për mbi 30 rrugë të Tiranës, në 400 lekë ora në mbi 30 rrugë të tjera, thuhet në një dekleratë të Fabjan Topallaj ne seline e PD.

“Nëse çmimi i rritur i naftës ka detyruar banorët të fikin makinat dhe lëvizjen me mjetet personale ta konsiderojnë luks, sot falë Erjon veliajt, në Kryeqytet nuk kushton vetëm udhëtimi me makinë por kushton njësoj, ndoshta ca më tepër, dhe qendrimi parkuar.

Agjencia Tirana Parking nuk është gjë tjeter veçse krijimi i shtratit juridik për zhvatjen dhe shfrytëzimin nga klientela e Veliajt për qëllime korruptive, të aseteve të Kryeqytetit.

Vonesa 2 orëshe e anëtarëve të LSI në Këshill dhe negociatat me Veliajn nuk rezultuan të kishin për qëllim uljen e tarifave të parkimit, as mbrojtjen e rezidentëve që do duhet të paguajnë njësoj si vizitorët e qytetit nga ora 7;30 deri ne orën 20 të mbrëmjes, por kishte vetëm një synim, ndarjen me drejtësi të tortës së korrupsionit, në mënyrë që me asetet e qytetit të mos vjedhë vetem Erjon Veliaj por dhe LSI e Ilir Metës.

Që qytetarët e Tiranës të mos informoheshin për këtë skandal të fëlliqur, jo vetëm Këshilltarëve të Opozitës iu ndërpre fjala, jo vetem rioshët e LSI dhe veteranët e PS provokonin incidente në mbledhje, por kur të gjitha këto rezultuan jo efektive, vetë truproja e Erjon Veliajt që ka qëlluar të jetë dhe kryetari i Këshillit Bashkiak, mbylli në mënyrë arbitrare mbledhjen, duke u hequr mundësinë e fjalës pjesës më të madhe të këshilltarëve dhe duke kaluar pa diskutim pjesën më të madhe të çështjeve të rendit të ditës.

Partia Demokratike jo vetëm do të denoncojë këtë procedurë korruptive dhe antidemokratike në opinion dhe tek partnerët ndërkombëtarë, por do të bllokojë zbatimin e vendimit klientelist të parkimeve duke ndjekur çështjen në rrugë gjyqsore për shkak se akti i miratuar me shpejtësi dhe në shkelje të të gjitha procedurave të funksionimit te Këshillit Bashkiak, prek disa ligje dhe akte nënligjore, dhe është bërë vetëm e vetëm për të vjedhur.

Ne nuk do lejojmë që “Veliaj dhe LSI parking”, të pasurohet në kurriz të qytetarëve të Tiranës”, deklaron PD.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

13/05/2026
Reagon Lapaj: Nuk pengohet mandati im nga Zeqiri

Adriatik Lapaj, thirrje për referendum kombëtar kundër “Paketës së Maleve”

13/05/2026
Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

13/05/2026
Ngarkesa e gjyqtarëve, sfida e balancimit nuk kalohet as me hartën e re gjyqësore

Mereme Sela, padi në Gjykatën Administrative, cili është vendimi për kandidaten e skualifikuar në garën në PD

13/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

13/05/2026
Reagon Lapaj: Nuk pengohet mandati im nga Zeqiri

Adriatik Lapaj, thirrje për referendum kombëtar kundër “Paketës së Maleve”

13/05/2026
Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

13/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.