Kryetari I LSI-së, tha se Meta, ka hedhur poshtë zërat se koalicioni mund të ketë problem apo aq më shumë carje. Pas takimit prej 3 orësh me Kryeministrin Rama ai tha se po shtojmë takimet me shefin e qeverisë në përgjigje të takimeve që munguan në gusht.
“Kishim vërejtje për takime në muajin gusht tani po I shtojmë ato. Folëm për progress raportin, shqetësimet që ka ngritur ai”, tha Meta.
Në vijim ai shtoi se ky është një koalicion shumë i qëndrueshëm dhe që po funksionon në mënyrë mjaft konstruktive dhe të dobishme.
“Kolacioni po funksionon mirë dhe mos u ndikoni nga mesazhet e doktorit në fb, ne kemi kohezion”, thksoi ai.
Ashtu si Rama edhe Meta tha se lidhur me ndryshimet në qeveri ka qënë vetë dorëheqja e Nacos. Më pas u ndoq procedura dhe gjithcka është bërë në konsultim me Kryeministrin.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/