DEKRIMINALIZIMI/ Administrata e mbushur me “kriminelë”, 400 zyrtarë në hetim

DEKRIMINALIZIMI/ Administrata e mbushur me “kriminelë”, 400 zyrtarë në hetim

68
0
Shares

Ligji “Për dekriminalizimin” e politikës dhe administratës shtetërore vazhdon të japë efektet e veta.
Pas dhjetëra rasteve të deputetëve, kryetarëve të bashkive dhe zyrtarëve të tjerë të lartë, të hetuar dhe të shkarkuar pas hyrjes në veprim të Prokurorisë, mësohet se numri total i rasteve në hetim është rritur
Gazeta “Panorama” ka mësuar se Prokuroria ka në hetim rreth 400 zyrtarë të niveleve të ndryshme, të dyshuar se kanë fshehur dënimet në formularin e dekriminalizimit. Sipas të dhënave zyrtare nga Prokuroria e Përgjithshme, citohet se për periudhën janar-shkurt 2017 janë marrë vendime për 327 subjekte vetëdeklaruese.
“Nga këto, për 225 raste është përfunduar verifikimi dhe janë përcjellë rezultatet në vitin 2016, dhe për 102 raste, përfundimet e rezultateve janë mbyllur në periudhën janar-shkurt 2017. Për 323 subjekte, vijojnë ende në proces verifikimi dhe janë brenda afatit ligjor të kryerjes së verifikimit, të përcaktuar në vendimin nr. 17/2016, të Kuvendit të Shqipërisë”, bën me dije Prokuroria.
Sipas saj, një numër i konsiderueshëm rastesh janë nisur të verifikohen e të hetohen gjatë muajit mars 2017, duke e çuar numrin e përgjithshëm të zyrtarëve në hetim në rreth 400.
“Për 119 raste zyrtarësh, Sektori i Verifikimit të Integritetit ka vendosur se përfshihen në fushën e veprimit të nenit 2 të ligjit 138/2015”, kanë bërë me dije burimet zyrtare të Prokurorisë.
Sipas tyre, për 208 raste zyrtarësh, pasi Prokuroria ka kryer një verifikim të plotë e të thelluar përmes Sektorit të Verifikimit të Integritetit, ka vendosur se nuk përfshihen në fushën e ndalimeve, sipas ligjit 138/2015.

Nivelet e zyrtarëve
Referuar periudhës janar-shkurt 2017, sipas Prokurorisë, 327 rastet e zyrtarëve të përcjella për verifikim nga institucione të ndryshme, bëjnë fjalë për persona që janë në nivele të ndryshme të administratës.
“Për rastet në të cilat ka përfunduar procesi i verifikimit, janë të kategorizuar sipas nivelit hierarkik si më poshtë: Nëpunës të nivelit ekzekutiv, 133 subjekte; (104 në vitin 2016 dhe 29 në vitin 2017), nëpunës të nivelit të mesëm drejtues, 86 subjekte; 60 në 2016, 26 subjekte në periudhën (janar shkurt) 2017, nëpunës të nivelit drejtues, 98 subjekte; 69 subjekte në vitin 2016, 29 subjekte në periudhën (janar shkurt) 2017, zyrtarë të lartë, 10 subjekte”.
Në lidhje me këta të fundit, Prokuroria thekson se gjatë vitit 2016 janë verifikuar gjithsej 10 raste të zyrtarëve të lartë.
“Për tre prej tyre, pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se përfshihen brenda sferës së ndalimeve të ligjit 135/2015 (për dekriminalizimin), ndërsa për 7 prej tyre, pas verifikimit të të dhënave, kanë rezultuar se nuk përfshihen në fushën e veprimit të ligjit.

Hetimet penale
Prokuroria bën me dije se për 4 subjekte zyrtarë të lartë ka filluar paralelisht dhe hetimi penal për kryerjen e veprës penale të “falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve”, pasi ka rezultuar se kanë fshehur të dhëna në lidhje me të kaluarën e tyre kriminale. Pikërisht në rastet e tilla, kur verifikohet se janë fshehur të dhëna për precedentët penalë në të shkuarën, ligji parashikon që Prokuroria, pas verifikimeve paraprake që kryen, të vendosë edhe nisjen e hetimeve për akuzën e “falsifikimit të formularëve”.
Për rastet kur konstatohet se ka ndalime nga ligji për vazhdimin e ushtrimit të funksionit nga zyrtarët që verifikohen apo hetohen, Prokuroria i adresohet KQZ-së me kërkesë për ndërprerjen e mandatit.
Kjo gjë ka ndodhur me disa deputetë dhe kryetarë bashkish, ndërsa së fundi, KQZ ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për shkarkimin e dy kryetarëve të bashkive. Kryebashkiaku i Poliçanit dhe ai i Tepelenës u akuzuan nga Prokuroria se nuk kishin deklaruar dënime të dhëna ndaj tyre në të shkuarën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY