Deputeti Eduard Ndocaj duke folur sonte në Zonë e Lirë të Arian Canit tha se jam dakord me deklaratën e Blushit se në Parlamentin shqiptar ndjehet sikur është në paraburgim. Në vijim ai tha se sot kishte takuar Edi Ramën dhe tha se kishte shkëmbyer pak fjalë me të pais dukej i mërzitur. “Ishte i mërzitur, me sa duket nga takimi që ka pasur me metën paradite”.
Ndocaj bëri të ditur se ka blerë makinën Benz e Al Pacinos në shumën 80 mijë euro. Shitësi e kishte 120 mijë euro por ai ia doli që ta blinte 40 mijë euro më pak. Ai tha se më pëlqejnë ngjyrat e Ramës në piktura por jo pikturat e tij. “Ai kur ka problem bën një pikturë. Kalon stresin nëpërmjet saj”, tha ai.
Ka mbaruar 8-vjecaren në Manati të Lezhës. Ka konkuruar për pikturë dhe muzikë por nuk ka fituar. Nisi gjimnazin dhe e la përgjysëm. Por ka kryer kurse për polumbar-zhytës në kohën e ushtrisë. Zhytej në thellësi të mëdha. Kur ishte ushtar u zhytën për të gjetur një ushtar të mbytyr në Sazan. “E gjetëm, por e kishin ngrënë peshqit, me përjashtim të rrobave nga edhe e kuptuam që kkishte qënë një njeri”, tha ai.
I jati ka punuar si biciklist ndërsa e ema në bujqësi. Në vitin 1992 iku në Greqi dhe filloi punë në fushë. “Isha shumë i dobët dhe nuk e përballoja dot”, tha ai. Është larguar me gomone drejt Italisë në 1996 dhe ka zbritur në afërsi të Brindizit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/