Lirohen pengjet e Bataclan, të vrarët shkojnë mbi 160 persona

Lirohen pengjet e Bataclan, të vrarët shkojnë mbi 160 persona

55
0
Shares

paris akt shtreter

Policia franzece ka përfunduar lirimin e pengjeve në sallën e koncerteve Bataclan por me një bilanc tragjik po ashtu. Të paktën 100 pengje janë vrarë ndërkohë që dy nga tre pengmarrësit janë ekzekutuar nga policia. Në sallë po luante një grup muzikor amerikan për të cilët po ashtu nuk dihet qartë bilanci nëse ia kanë dalë të shpëtojnë.

Një dëshmitar brenda sallës tha se pengmarrësit shtinin me gjakftohtësi ndaj njerëzve. Besohet se në Bataclan ka pasur rreth 1000 persona kështu që bilanci mund të rëndohet edhe më shumë.

Parisi u trondit sonte nga 7 sulme terroriste ngjitur në kohë njëri me tjetrin ndërkohë që numri i viktimave kalon mbi 160 të vdekur pa llogaritur numrin e madh të të plagosurve.

ISIS ka marrë përgjegjësinë e sulmeve. Njëri nga terroristët e vrarë u gjet që ishte sirian dhe i regjistruar si mbështetës i ISIS. Organizata terroriste ka deklaruar se pas Parisit rradhën e ka Uashingtoni, Londra, Roma etj.

Obama, Merkel, Stoltenberg etj kanë reaguar lidhur me sulmin mbi Paris duke ngushëlluar popullin francez dhe siguruar për mbështetjen e tyre në betejën kundër terrorizmit.

Edhe kryeministri Rama ka postuar në tëitter një mesazh mbështetës dhe ngushëllues për francezët. Kjo është një luftë e vërtetë, shkruan ai.

Sipas njoftimeve nga ambasada shqiptare ne Paris, ende atje nuk eshte lajmeruar asnje viktime mes shqiptareve qe jetojne atje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY