5 persona të vdekur dhe 7 të tjerë të plagosur ka shkaktuar një tren i shpejtësisë së lartë në Francë, pasi ka dalë nga shinat në afërsi të qytetit të Strazburgut.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat lokale, sipas të cilave aksidenti ndodhi gjatë një udhëtimi provë të trenit tip TGV në lindje të vendit.
Burimet mediatike saktësojnë se në bordin e trenit ndodheshin disa teknikë, ndërkohë që shtojnë se të plagosurit janë dërguar në spital me helikopterë.
Agjencia e lajmeve AFP citon burime zyrtare që thonë se dalja e trenit nga binarët ndodhi si pasojë e “shpejtësisë tepër të lartë”.





