Prokurori i Përgjithshem i Francës, Francois Molins ka dhënë detaje rreth 7 sulmeve terroriste që u bënë në Paris në një hark kohor shumë të ngushtë rreth orës 9.30 të mbrëmjes me orën e Francës.
Bilanci është tragjik për banorët e Parisit. 129 persona janë vrarë, 99 persona janë në gjendje të rëndë, 352 te plagosur. Shatë terroristë kanë mbetur të vrarë.
Prokurori shpjegoi se nga videokamerat është konstatuar se shpërthimi i parë ka ndodhur në orën 9.20 në portën D të stadiumit ku u zbulua një kamikaz. Goditja e dytë ndodhi rreth orës 9.30 ku terroristë të armatosur me automatikë qëlluan disa persona në rrugë duke vrarë 4 prej tyre.
Episoid i tretë ndodhi shumë afër në kohë në 21.32 nje kamikaz njësoj i veshur si ai i stadiumit, shkaktoi vdekjen e 5 personave, pasi kreu shpërthimin e eksplozivit.
Në 21.36 është shkaktuar një shpërthim në restorant “bel equiped”ku u shkatuar vdekja e 19 personave në tarracën e godinës, 9 persona në gjendje të rëndë.
Rreth orës 21.40 në brendësi të Restorantit tashmë të njohur Cambodga ndodhi një goditje tjetër kamikazësh dhe personat janë plagosur shumë rëndë.
Gjatë shfaqjes në Baraklan ka nisur goditja e publikut që ishte përballë orketsrës. Terroristët kanë përmendur Sirine dhe Irakun. 3 terroristët që ndodheshin aty gjetën vdekjen, i pari nga shpërthimi i eksplozivit dhe dy të tjerë po ashtu kishin rrip eksplozivi.
Nuk mund të jemi aq precizë në këtë stad. Duhen edhe verifikime mjeko ligjore ne ditët e ardhshme, tha Prokurori i Përgjithshëm i Francës.
Ai saktësoi se kanë qënë 3 ekipe terroristësh të kombinuar por hetimi deri në këto momente po punon për të evidentuar pjesëmarësit, financuesit, ndihmësit. Është identifikuar një terrorist i ditëlindjes 1986. Pranë trupit të tij është zbuluar një pasaportë siriane. Ky individ nuk është i njohur nga shërbimet franceze.
Duket që 7 terroristët kanëpërdorur armë kallashnikov dhe gjithshtu kanë patur eksploziv identik. Është një eksploziv me aftësi shpërthyese, kishin të njëjtin detonator, me të njëjtat karakteristika.
Prokurori tha se terroristët kanë lëvizur me një automjet SEAT me ngjyrë të zezë e marrë me qera nga një rezident francez. Ky ka qënë pjesë e një kontrolli rutinë të automjeteve. Makina ishte belge.
Janë arrestuar tre terrroistë në Belgjikë të cilët kanë qënë të përfshirë në aktet terroriste në Paris.
Prokurori francez theksoi se ka pasë një bashkëpunim shumë të mirë mes autoriteteve framceze. Ka një numër të madh regjistrimesh për ato që kanë ndodhur. Po bëjmë analizat dhe ekspertizën e filmimeve, tha Prokurori në daljen e tij të parë për mediat rreth ngjarjeve tragjike të së premtes.





