Një nga terroristët që u vra mbrëmë në Paris u identifikua si sirian që kishte hyrë në Francë kohët e fundit. Sipas të dhënave të policisë franceze terroristi sirian është identifikuar se ka kaluar në Greqi më 3 tetor të këtij viti. Ai ka qënë në përbërjen e grupeve të refugjatëve që zbarkojnë fillimisht në ishujt grekë dhe më pas nisin udhëtimin e tyre përgjatë Ballkanit drejt veriut të Europës.
Nëse kjo gjë vërtetohet plotësisht atëherë pista e qarkullimit të terrorizimit nga Siria dhe Iraku drejt Europës nëpërmjet valës së refugjatëve forcohet cfarë do të rrisë skepticizmin e vendeve europiane për të mbajtur hapur kufijtë ndaj tyre.
Ndërkohë orën e fundit Presidenti francez Hollande ka shpallur tri ditë zie kombëtare në nderim të vitmimave të terrorizimit në Paris. Të hënë në mesditë do të jetë edhe minuta eheshtjes për francezët por që pritet të ndiqet nga miliona e miliona njerëz në të gjithë botën.
Mijera qytetare ne Paris nderojne viktimat e terrorizimit ne sheshin Republika ku vendosin tufa me lule dhe ndezin qirinj e shkruajne mesazhe nga me te ndryshmet dhe te ndjeshmet. Ata nuk kane te ndalur megjithese policia ben kujdes qe te mos kete grumbullime te medha.





