Donald Lu, pas Bashës shkon te Meta

Donald Lu, pas Bashës shkon te Meta

55
0
Shares

Ambasadori Amerikan Donald Lu ka marrë “përforcime” për të negociuar krizën politike në Shqipëri, kur opozita është e bindur që nuk do marrë pjesë në zgjedhje nëse nuk krijohen kushtet për një qeveri teknike.Themi përforcime pasi në takimin që zgjati 1 orë e 30 minuta në zyrën e kryedemokratit Lulzim Basha, ai shoqërohej nga një emër i njohur për shqiptarët, ish-ambasadori Aleksandër Arvizu, që mban tashmë një post në DASH.Mësohet se pasi diskutuan mbi luftën për kanabisin dhe krizën politike ata janë drejtuar në zyrën e kryeparlamentarit Ilir Meta, i cili gjithashtu me deklaratat e bëra publike, do që t’i jepet fund kësaj krize.Në zyrën e Metës, ata kanë mbërritur rreth orës 11:00. Pritet që pas tij, dy zyrtarët amerikanë të shkojnë edhe në zyrën e kryeministrit Edi Rama. Kujtojmë se ish-ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu që mban postin e zv/ndihmës sekretarit në Departamentin e Shtetit, në byronë ndërkombëtare për luftën kundër drogës, ndodhet për një vizitë zyrtare disa ditore në vendin tonë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY