Antiterrori qetëson Saimir Tahirin, e-mail “kërcënues” një shaka e dy të rinjve...

Antiterrori qetëson Saimir Tahirin, e-mail “kërcënues” një shaka e dy të rinjve nga Kashari

69
0
Shares

Nga një kërcënim serioz, përfundoi në një shaka. E-maili kërcënues i mbërritur në adresën e Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, një ditë pas atentateve terroriste në Paris, ka qenë një lojë e dy të rinjve.
Antiterrori nisi gjurmimin e adresës së e-mailit dhe zbuloi se ajo u përkiste dy të rinjve nga Kashari. Të rinjtë Klodian Mahmutaj dhe Valter Meshi u shoqëruan në polici të hënën dhe e pranuan se e kishin nisur atë kërcënimin në adresë të Ministrit, por thanë se bëhej fjalë për një lojë.
saimir_tahiri_mesazhi_kercenuies_13162E-mailin e kishte hapur nën emrin “Brigadat e Kuqe” Klodian Mahmutaj, ndërsa teksti kërcënues për Shqipërinë që ishte radhitur përkrah aleatëve në luftën kundër ISIS, e kishte dërguar Valter Meshi.
Nga verifikimet e kryera rezultoi se asnjëri prej tyre nuk ishte pjesë e ndonjë celule ekstremiste apo grupi të rrezikshëm. Për këtë arsye ata u lanë të lirë. Antiterrori po heton ndërkohë për disa mesazhe të tjera kërcënuese, që kanë mbërritur në redaksitë e lajmeve të disa mediave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY