Përfundon takimi i Metës me Arvizu dhe Lu: Duhet dialog për zgjedhje...

Përfundon takimi i Metës me Arvizu dhe Lu: Duhet dialog për zgjedhje të lira

50
0
Shares

Zyra për shtyp e Kuvendit ka zbardhur takimin 30 minutësh të kryeparlamentarit Ilir Meta me Zëvendësndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Çështjet e Trafikut Ndërkombëtar Narkotik dhe Sundimit të Ligjit, Aleksandër Arvizu.
Në këtë vizitë, Arvizu shoqërohej prej Ambasadorit të SHBA në Shqipëri, Donald Lu.
Mësohet se kryetari i Kuvendit Meta dhe Zëvendësndihmës Sekretari i SHBA Arvizu vlerësuan bashkëpunimin e ngushtë mes Shqipërisë dhe SHBA dhe ndanë shqetësimin e përbashkët mbi situatën aktuale politike në vend.
Meta është shprehur gjatë takimit se Shqipëria e vlerëson mbështetjen e pa ndalur amerikane në drejtim të sundimit të ligjit, luftës kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe korrupsionit, duke nënvizuar se vendi ka nevojë për dialog e përgjegjshmëri për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme dhe për të avancuar reformat kyçe në vend si ajo e sistemit të drejtësisë.
Më herët, Arvizu dhe Lu patën një takim me kreun e Partisë Demokratike Basha në selinë blu.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY