RRËFIMI/ Familjarët e 18-vjeçarit: E vërteta e vdekjes së djalit në burgun...

RRËFIMI/ Familjarët e 18-vjeçarit: E vërteta e vdekjes së djalit në burgun e Shënkollit

72
0
Shares

Dy ditë nga vdekja e 18-vjecarit Albi Luka në ambientet e paraburgimit të Shënkollit, i cili akuzohej për ‘shfrytëzim prostitucioni me të mitur’, prindërit e tij rrëfejnë ngjarjen dhe dyshimet mbi shkaqet e vdekjes së të afërmit të tyre në emisionin “Me zemër të Hapur” në ‘News24’. Nëna e 17-vjecarit, Violeta Luka dhe njerku Ardian Korra shprehen se djali mund të mos jetë vetëhelmuar sic deklaruan autoritetet e burgut, por mund të jetë vrarë, pasi ka pasur shenja në kokë.

INTERVISTA:

24 orë pas varrosjes së djalit tuaj, doja të na thuash si është rritur djali?

Violeta Luka: Unë jam martuar sërish dhe e kam rritur Albin me sakrifica.

Si ka qenë djali?

Violeta Luka: Ishte i urtë dhe i sjellshëm, i edukuar..

Si u arrestua me masën ‘burg pa afat’?

Violeta Luka: As vetë nuk e di..

Si e mësuat lajmin në 26 qershor që u arrestua?

Ardian Korra: Ne po e prisnim djalin, madje dola ta kërkoja. Kur këtë e kishte thirrur vajza 14-vjecare,  i kishte thënë hajde të pimë një cigare. Ky personi tjetër i quajtur Astrit i cili shfrytëzonte femra i thotë djalit hajde sipër. Mamaja e kësaj vajzës, Suadës, ka bërë denoncim për djalin. Por djali im nuk ka pasur lidhje fare me vajzën, por thjesht një cigare. I bija telefonit, por ai e kishte fikur. Marr në telefonit policinë.

Ishte e zakonshne të vonohej djali?

Ardian Korra: Jo nuk ishte e zakonshme, ishte hera e parë.

Kur e mësuat se ishte komisariati i Fushë Krujës që ndaloi djalin?

Ardian Korra: Morëm vesh se nënë e Suadës kishte denoncuar në policinë e Fushë-Krujës Albin.

Kishte djali njohje me vajzën 14-vjeçare?

Ardian Korra: Unë gjykoj se edhe mund të këtë pasur, mirmengjes dhe mirëmbrëma, por jo të ketë bërë më shumë. Ai nuk ka pasur shoqëri me të.

Personi që shfrytëzonte vajzat dhe pritet të jepet vendimi, a kishte dhe vajza të tjera që shfrytëzonte apo vetëm 14-vjeçaren?

Ardian Korra: Kishte dhe vajza të tjera.

Si e mësuat lajmin për arrestimin?

Ne na njoftoi shefi i policisë së Durrësit dhe na tha se kërkonte një certifikatë personale për djalin. Shkoj në Durrës. Më pas aty takoj motrën e kushuruit të nuses e cila më ka ndihmuar..

Cfarë ju tha policia dhe e takuat djalin?

Policia tha se ne e kemi ndaluar djalin dhe do komunikojmë me anë të telefonit. Më pas më ka telefonuar mbas 2 javësh ku tha se letrat i kemi kaluar në Prokurorinë e Krujës dhe jam zbarritur.

Mendoni se ju jeni paragjykuar nëkëtë cëshjte?

Ardian Korra: Po jemi paragjykuar.

Kur e keni takuar djalin?

Ardian Korra: Mbas ca kohësh në burgun e Fushë Krujës e kam takuar djalin. Unë kërkoja drejtësinë për djalin. Prokuroria më thoshte se është në hetim.

Ju tregoi detaje djali si është njohur e vajzën apo me Astritin?

Ardian Korra: Ai tha se me vajzën nuk ka bërë asgjë. Edhe ADN e vajzës i ka dalë me Astritin, jo me djalin tim. Ai nuk e njihte Astritin.

Ju i keni takuar prindërit e vajzës 14-vjecare?

Violeta Luka: Po i kam takuar. I thashë nënës së vajzës që të tërheqë denoncimin. Ajo vajza ka thënë se nuk ka gjë fare me Albin.

Keni dyshime për vdekjen e djalit tuaj?

Ardian Korra: Unë mendoj se është kryer vrasje, pasi ai ka vdekur në burg, ndërsa drejtori i Burgut thotë  se e kanë çuar në spital. Autopsia nuk bëhet tek koka. Ai është goditur tek koka sepse ishte koka e qepur.

Ju thoni se nuk i besoni autoriteteve të Burgut për shkaqet e vdekjes, pra se është vetëhelmuar?

Ardian Korra: Djali ishte dëmtuar tek koka.

Si është gjendja juaj financiare??

Ardian Korra: Ne jetojmë në gjendje të keqe financiare. Jetojmë në një magazinë. Dua drejtësi nga shteti, që të më tregojë se kush ma vrau djalin tim. Bëri kot një vit paraburgim. Nuk kam pasur as lekë për shpenzimet e varrimit të djalit. Më ndihmoi Artur Bushi, kryetari i bashkisë së Krujës. Nuk kishim asnjë mundësi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY