EMRI & FOTO/ Grabiti kazinonë, shkon te tjera bëhet tapë dhe…

EMRI & FOTO/ Grabiti kazinonë, shkon te tjera bëhet tapë dhe…

123
0
Shares

Organi i akuzës ka dërguar dosjen në gjykatë në ngarkim të shtetasit Ilir Lelo, i cili në fund të vitit të shkuar grabiti me kazinonë, shkoi te tjera për grabitje dhe aty u konfliktua me armë, e më pas u prangos.

 

DOSJA E PLOTE

Prokuroria Prane Gjykates se Shkalles se Pare Tirane ka perfunduar hetimet dhe ka derguar per gjykim ceshtjen penale me te pandehur shtetasin
Ilir Lelo, hetuar me mase sigurimi personal
“arrest me burg” ne data 30.12.2016, akuzuar per veprat penale te
“Vjedhjes me dhune” dhe
“Mbajtjes pa leje te municioneve luftarake”, parashikuar nga nenet
139 dhe
278/2 te K. Penal.

Grabitja e pare 

Me datë 30.12.2016, rreth orës 19:00 i pandehuri Ilir L. ka hyre tek nje kazino tek Zogu i Zi dhe pasi eshte ulur ne radhen e dyte, tek makineta 22, ka filluar te luaj. Gjate kesaj kohe ai ka lene lek dhe ka thyer tek kasieri I.B per rreth nje ore, 500 Euro.

Pasi i ka lene edhe keto, i pandehuri ka shkuar tek kasieri dhe i ka thene se donte te thyente euro te tjera, por se nuk donte qe ta shihnin klientet e tjere. I.B i ka thene qe t’i fuste ne automat, por i pandehuri Ilir L. ka nxjerre nje arme zjarri dhe pasi ja ka vene ne koke kasierit, i ka thene se:
“Me jep leket dhe çfare te kesh aty
se perndryshe do te vras”. I.B i ndodhur para ketij fakti eshte trembur dhe pasi ka hapur sirtarin i ka dhene te pandehurit 500 euro dhe 30.000 leke. Pasi i pandehuri i shtie ne dore ato, i ka thene kasierit se me te nuk kishte gje dhe eshte larguar.

Pas kesaj i demtuari ka vene ne djeni pronaret e kazinose dhe punonjesit e sigurimit.

Grabitja më pas 

Nga ana tjeter i pandehuri Ilir L., pasi ka dale nga kazinoja ne tek Zogu i Zi, ka shkuar tek nje kazino ne rrugen “Mine Peza”. Aty ai ka filluar te luaje dhe pije cigare. Ka shkuar kasieri B.L dhe i ka thene se nuk lejohet cigarja, por ai i eshte pergjigjur: “
largohu shpejt dhe bej sikur nuk me pe”.

Pas kesaj i pandehuri eshte konfliktuar me nje lojtar tjeter ne kazino. Pas pak i pandehuri ka shkuar tek kasieri B.L dhe i ka treguar pistoleten qe e kishte ne brez, duke u shprehur se do te vriste nje lojtar dhe e kishte fjalen per personin qe u konfliktua tek makinetat. Gjithashtu i ka treguar per grabitjen e kazinose tek Zogu i Zi.

Pas pak personi qe u konfliktua me te pandehurin ka shkuar tek B.L per te marre leket e fituar dhe B.L e ka keshilluar qe te largohej pasi i pandehuri kishte pistolete dhe ishte shprehur se do ta vriste ate.

Keshtu ky person eshte larguar pa rene ne sy dhe nga ana tjeter punonjesit e kesaj salle, te vene ne djeni se i pandehuri kishte pistolete, se ishte i dehur dhe mund te ndodhte gjithçka, kane vene ne dieni Komisariatin e Policise Nr. 3.

Ne vend ka shkuar Policia Gjyqesore e ketij Komisariati, e cila e ka kapur ne flagrance te pandehurin me armen ne brez, me fishek.

Nga akti i ekspertimit tekniko-balistik i armes, rezulton se ajo eshte arme zjarri luftarake, por se ne gjendjen qe paraqitet eshte e parregullt teknikisht dhe se nuk realizon qitje. Ndersa pesembedhjete fisheket jane te rregullt teknikisht dhe se realizuan qitje.

Akuzat

Veprat penale te kryera nga i pandehuri paraqesin rrezikeshmeri shoqerore sepse drejtohen kunder atyre marredhenieve shoqerore qe jane vendosur per mbrojtjen e prones, te jetes dhe shendetit te personit, si dhe sigurise publike.

Fajesija ne ngarkim te te pandehurit eshte e provuar plotesisht me nje sere provash direkte dhe indirekte, te harmonizuara mire me njera tjetren dhe konkretisht:

Sa me siper Prokuroria Prane Gjykates se Shkalles se Pare Tirane ka derguar per gjykim ceshtjen penale me te
Ilir L, hetuar me mase sigurimi personal
“arrest ne burg” ne data 30.12.2016, pasi ka kryer veprat penale te
“Vjedhjes me dhune” dhe
“Mbajtjes pa leje te municioneve luftarake”, parashikuar nga nenet
139 dhe
278/2 te K. Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY