Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Shteti vjedh edhe në sëmundje me miliona që i jep Vilma Nushit pa tendera

20/11/2015
Shteti vjedh edhe në sëmundje me miliona që i jep Vilma Nushit pa tendera
Share on FacebookShare on Whatsapp

“Këto  dokumente, që peshojnë me kilogramë, janë pirgu i tenderëve të Ilir Beqës për Vilma Nushin.
Nuk janë letra, as dokumente tenderi, janë në të vërtetë sëmundja e shëndetësisë tonë. Këta janë milionat që Ilir Beqja i ka dhënë Vilma Nushit për blerje ilaçesh. Këto janë paratë që pasurojnë shoqen e partisë socialiste. Prej dy vitesh Ilir Beqja shpall fituese kompaninë TRIMED. Nëse shfletoni këto faqe tenderësh, ju do shihni këtë emër. TRIMED, TRIMED fituese. TRIMED, firma e shoqes Nushi, ka fituar pafundësisht tendera, në ministri, në spitale, në Tiranë në rrethe”, ka denoncuar sot publikisht, Grida Duma, Sekretare për Marrdhëniet me Publikun në PD.
grida duma, denoncon korrupsion pdMes shifrash, Duma ka dhënë më pas shuma të konsiderueshme, që në mënyrë abuzive i janë dhënë, sipas saj, donatores së PS-së.
“Shuma e përfituar është mbi 2 milionë e 100 mijë euro. Një pjesë e mirë, e këtyre milionave është marrë pa tender. Paratë janë marrë me negocim. Donatorja e Partisë Socialiste, mikja e Edi Ramës ka grabitur fonde që mund të shpëtonin jetë njerëzish. Edhe pse kjo zonjë ka dorë kudo, në dogana, në mobilime zyrash, edhe pse mori  koncesionin e chek-up prej 120 milionësh, mikes së kryeministrit i duheshin dhënë edhe ca miliona të tjera me ilaçet”, vijoi në denoncimin e saj, Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD.
Për Dumën, ky është shteti i krimbur në korrupsion, ku shëndetësia është kanceri i shtetit.
“Ky është shteti i Edi Ramës. Shtet i krimbur në korrupsion. Shëndetësia e Beqajt është vetë kanceri i shtetit. Shëndetësia e Edi Ramës, shëndetësia e Beqajt është ajo urgjenca ku shoferi i ambulancës braktis fëmijën e vdekur. Ku mjeku roje u thotë pacientëve ‘më besoni nuk na vijnë mjekët’. Ky pra është shteti i Edi Ramës. Shteti kanceroz i korrupsionit. Shteti që të vjedh edhe në sëmundje”, përfundon denoncimi i Grida Dumës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Shtyhet për nesër seanca për zgjedhjen e presidentit të Kosovës

Kuvendi i Kosovës mblidhet në mesnatë, dështon edhe përpjekja e fundit për zgjedhjen e Presidentit

28/04/2026
Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

Ndryshime të reja në Policinë e Shtetit, emërohen drejtues në komisariate dhe kufi

28/04/2026
Shqipëria firmos marrëveshje strategjike për energjinë nga gazi i lëngshëm amerikan

Shqipëria firmos marrëveshje strategjike për energjinë nga gazi i lëngshëm amerikan

28/04/2026
Ndahet nga jeta ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Rustem Gjata

Ndahet nga jeta ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Rustem Gjata

28/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Shtyhet për nesër seanca për zgjedhjen e presidentit të Kosovës

Kuvendi i Kosovës mblidhet në mesnatë, dështon edhe përpjekja e fundit për zgjedhjen e Presidentit

28/04/2026
Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

Ndryshime të reja në Policinë e Shtetit, emërohen drejtues në komisariate dhe kufi

28/04/2026
Shqipëria firmos marrëveshje strategjike për energjinë nga gazi i lëngshëm amerikan

Shqipëria firmos marrëveshje strategjike për energjinë nga gazi i lëngshëm amerikan

28/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.