Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Edi Rama dhe Ilir Beqaj skemë tjetër abuzimi me 100 milionë euro

21/11/2015
Edi Rama dhe Ilir Beqaj skemë tjetër abuzimi me 100 milionë euro
Share on FacebookShare on Whatsapp

“Edi Rama dhe Ilir Beqaj po groposin gjithnjë e më thellë shëndetësinë, dhe sa më shumë e dëmtojnë këtë sektor jetik për vendin, aq më shumë ndajnë milionat me klientelën e tyre”, ka denoncuar sërish PD, sot.
Në emër të PD-së, ka qenë deputetja Albana Vokshi e cila ka denoncuar abuzimin me tenderin e radhës, të sterilizimit, në ministrinë e Shëndetësisë.
“Tenderi i sterilizimit është një nga vjedhjet më skandaloze e perverse të Beqajt, i cili çdo ditë po thyen edhe rekordet e veta në fushën e korrupsionit. Dhënia e 100 milionë eurove, ose më saktë, ndarja e 100 milionë eurove me mikun e tij, është një krim i rëndë, që duhet ndëshkuar. 100 milionë euro për sterilizimin, ndërkohë që ky sistem ishte i ngritur në çdo spital. Një investim prej 1.3 milionë euro i bërë nga qeveria e mëparshme, mjaft modern dhe efikas. Por Rama dhe Beqaj, kanë tjetër prioritet. Nuk u intereson sterilizimi, por milionat. Jo vetëm kanë vendosur të japin 100 milionë euro për klientin e tyre, por i kanë dhënë atij edhe sistemin e ngritur, logjistikën, pajisjet dhe mjetet për kryerjen e sterilizimit.
Me një procedurë fiktive, për të blerë një shërbim që ekziston, që thjesht duhet vënë në punë. Dhe për këtë, me një dorë jepen, ndahen pra 100 milionë euro”, denoncoi deputetja demokrate.
vjollca vokshi_copy_1Sipas Vokshit, përballë një situate të tillë abuzive e korruptive, qytetarët përjetojnë ende kushtet skandaloze në spitale.
“Qytetarët sot janë të tronditur nga kushtet skandaloze në spitale, por janë edhe më të tronditur kur shohin biznesin e Edi Ramës dhe Ilir Beqës me shëndetësinë. Dhe me të drejtë pyesin; Pse nevojitet  tenderi i sterilizimit të pajisjeve, kur sistemi është i ngritur dhe ka qenë funksional? Ku ka shkuar dhe ku do të shkojë buxheti i parashikuar në sektorin e Shëndetësisë për sterilizimin? A ka bazë justifikimi i gjetur prej ministrisë se duhet shtuar logjistika, apo është mashtrimi i radhës? Cilat janë garancitë për shëndetin e qytetarëve nëse kompania e paracaktuar nga Beqaj si fituese, nuk është e profilizuar në këtë fushë delikate? Pse nuk ka transparence dhe informim sipas procedurave të tenderimit por vetëm monopol për një proces bazik për sistemin spitalor?”, adreson edhe disa pyetje Albana Vokshi.
Dhe për këto pyetje, ajo e ka edhe një përgjigje, “Ne e dimë përgjigjen, e gjitha kjo është thjesht një skemë që Edi Rama dhe Ilir Beqaj të sterilizojnë 100 milionë euro për veten e tyre”, përfundon deklarata në emër të PD-së, e deputetes Albana Vokshi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Shtyhet për nesër seanca për zgjedhjen e presidentit të Kosovës

Kuvendi i Kosovës mblidhet në mesnatë, dështon edhe përpjekja e fundit për zgjedhjen e Presidentit

28/04/2026
Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

Ndryshime të reja në Policinë e Shtetit, emërohen drejtues në komisariate dhe kufi

28/04/2026
Shqipëria firmos marrëveshje strategjike për energjinë nga gazi i lëngshëm amerikan

Shqipëria firmos marrëveshje strategjike për energjinë nga gazi i lëngshëm amerikan

28/04/2026
Ndahet nga jeta ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Rustem Gjata

Ndahet nga jeta ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Rustem Gjata

28/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Shtyhet për nesër seanca për zgjedhjen e presidentit të Kosovës

Kuvendi i Kosovës mblidhet në mesnatë, dështon edhe përpjekja e fundit për zgjedhjen e Presidentit

28/04/2026
Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

Ndryshime të reja në Policinë e Shtetit, emërohen drejtues në komisariate dhe kufi

28/04/2026
Shqipëria firmos marrëveshje strategjike për energjinë nga gazi i lëngshëm amerikan

Shqipëria firmos marrëveshje strategjike për energjinë nga gazi i lëngshëm amerikan

28/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.