Nëse mazhoranca rrëzon kërkesën e Partisë Demokratike për hetim ndërkombëtar për CEZ, për demokratët kjo do të quhet një vendim politik.
Në komisionin parlamentar të Ligjeve,deputeti demokrat Oerd Bylykbashi tha se nuk ka asnjë ndalim kushtetues që të ketë hetim ndërkombëtar për këtë çështje.
“Është nën akuzë kryetari i Kuvendit. Asnjë hetues shqiptar nuk i shkon deri në fund hetimit, ndaj na duhen hetues të huaj. Nëse e rrëzoni, ky është vendim politik”, është shprehur Bylykbashi.
Ndërkohë, deputeti i PS, Vexhi Muçmata tha se ligi për hetimin ndërkombëtar të CEZ bie ndesh ne kushtetutën.
Në Komisionin e Ligjeve, Muçmata tha se në Kushtetutë, Prokuroria është i vetmi organ hetimor.
“Ligji për hetimin ndërkombëtar të CEZ bie ndesh me kushtetutën, e cila shkelet në nenin ku thuhet se Prokuroria përcaktohet si organ hetimor. Asnjë institucion tjetër nuk mund t’i ketë kompetencat e hetimit. Kërkohet të ndryshohet një ligj me 3/5 përmes një ligjit të thjeshtë. Ky ligj, për hetim ndërkombëtar të CEZ duhet të rrëzohet”, u shpreh Muçmata.
Ai tha se duhet të gjendet një zgjidhje për një tjetër hetim ndërkombëtar, që ti qëndrojë kohës dhe për këtë duhet parë kodi i procedurës penale.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/