Përmes një programi për nxitjen e punësimit, PNUD dhe ministria e mirëqënies sociale do të mbështes me grante të rinjtë që kanë ide novatore. Projektuesit prezantuan programet e tyre në teknologjinë e informacionit, arkitekturë dhe punimet artizane. Ndërsa vlera e grantit të premtuar është 500 mijë lekë.
Projektet më inovatorë të të rinjve nga biznese sociale, në dizain apo punime në dorë që ideohen dhe përgatiten nga ata vetë do të mbështeten me grante nga PNUD dhe ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë dhe PNUD në vlerën e 500 mijë lekëve. Një prej konkuruesve të këtij programi është dhe Enri Leka që prezanton këtë maket të arkitekturës.
Enri Leka: Më shumë fokusohet tek studentët e dizanjit ose të arkitekturës sepse këto vegla janë për prodhimin e prototipeve, por ndërkohë mund të hyjmë në të gjithë fushat e e industrisë. Psh, ne kemi këtu një prototip karrigeje e cila është prodhuar në Fablab, ose është dizenjuar nga studentë shqiptarë.
Ministria e Mirëqënies Sociale Olta Xhaçka u njoh me projektet e të rinjve dhe u premtoi se do të punohet më tej në nxitjen e punësimit.
Olta Xhaçka: Një ditë edhe ime bijë do të jetë në moshën e shumë nga të rinjve që takova sot këtu dhe nëse do të më pyesin se çfarë do t’i thosha për veten dhe për botën: Ji e lirë, bëhu ajo që do, bëj atë që dëshiron dhe të bën të ndihesh mirë për aq kohë që nuk lëndon askënd dhe mos harro që unë jam këtu për ty.
Të rinjtë aplikuan për tu bërë pjesë e Programit të Vetëpunësimit të prezantuar gjatë muajit Dhjetor 2016. Rreth 270 prej tyre kaluan fazën e parë të seleksionimit dhe rreth 110 të përzgjedhur u trajnuan për të krijuar plane biznesi, ndërsa 20 fituesit do të mbështeten financiarisht. oranews
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/