Gjykata Penale në Torino dënoi një vjeçar shqiptar dhe një moldave 25 vjecare me 11vjet e 5 muaj burg, secilit për akuzën e skllavërimit.
Dilaver dema dhe Silivia Lehaun detyrruan një të re moldave, sot 21-vjeçe, por në kohën kur kanë ndodhur ngjarjet ishte vetëm 18, të prostituohej, edhe pa prezervativ, në rrugët e Torinos.
Të dy e kanë detyruar vajzën të transferohet nga vendlindja e saj për në Itali, konkretisht në Torino, ku e kanë shfrytëzuar më pas për prostitucion, raportojnë mediat lokale. Vajza është shtrënguar të bënte seks edhe pa prezervativ.
Sipas aktakuzës së prokurorisë, vajzës, analfabete, iu sigurua një fluturim për në Milano sapo mbushi 18 vjeçe. Në Moldavi, nuk i kishte mbetur më askush.
“Padroni” i saj shqiptar i thoshte: “Je imja për një vit, nuk ke liri të ankohesh”, teksa e dhunonte fizikisht.
Moldavja shpëtoi nga kthetrat e prostitucionit pasi jetoi për muaj me radhë mes rrahjeve dhe abuzimeve.
Vajza ndodhej në rrugë, në komunën “Bairo”, kur është sulmuar verbalist nga dy prostituta të tjera. E reja shpërtheu në lot duke u rrëfeu dy prostitutave gjendjen në të cilën ndodhej.
Pas kësaj, ato e shoqëruan në komisariatin e karabinierëve në Castellamonte, ku moldavja bëri denoncimin ndaj Dilaver Demës dhe Silvia Lehaut.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/