Miku i Ramës: Ilir Meta i kërkoi mbrëmë postin e Kryeministrit

Miku i Ramës: Ilir Meta i kërkoi mbrëmë postin e Kryeministrit

247
0
Shares

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar darkën Rama–Meta një ditë pas 4 vjetorit të marrëveshjes së tyre për koalicion duke nxjerrë edhe disa detaje nga takimi.

Sipas Ngjelës, Ilir Meta i ka kërkuar Ramës që në shkëmbim të koalicionit ai të bëhet kryeministër.

“Meta po kërkon të mundë amerikanët duke qënë kryeministër, kurse Rama kuptohet se, përderisa shkon në një darkë pazari, tallet me Metën që të fitojë kohë. Por, a ka frikë Rama semos Meta shkon me Berishën? Jo, nuk ka frikë, se tani Saliu ka falimentuar dhe po bën likuidimin e vet në një çadër rrecke. Kurse Meta vazhdimisht, që pas zgjedhjeve të vitit 2013, këtë kartë ka luajtur ndaj Ramës: “vajta te Saliu”.

E ka luajtur këtë kartë dhe e ka trembur Ramën se ky nuk di ta luajë shahun politik, dhe si rregull ka pyetur mediokritetin që e rrethon. Por, tani që nuk e tremb dot më, i kërkon kaq shumë sa që Rama duket se po tallet me të. Rama i thotë “hajde në koalicion”, kurse Metë ziu i nxjerr lloj lloj llomotitësish që i thonë “Meta kryeministër”, për t’i kujtuar Ramës monë e shkuar. Gjithçka është një perspektivë e mbyllur, në një të tashme ireale”, shkruan avokati.

Deklaratat e avokatit nuk zënë shumë vend por për shkak të lidhjeve të forta me Kryeministrin Rama ai mund të ketë mësuar dicka nga darka ose vetë Rama mund ti ketë sugjeruar këtë postim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY