Deklarata e Ilir Metës fill pas mbledhjes se kryesise se LSI:
“Kryesia e LSI pasi analizoi me përgjegjësi të lartë situatën aktuale politike vlerëson se situata në politikë është tejet e tensionuar, reforma zhedhore dhe ajo në drejtësi janë të bllokuara, besimi i qytetarëve ka rënë tek politika, retorika, konfliktualiteti po dominon. LSI kerkon dialog urgjent dhe zgjidhje politike. Cdo vonesë e con vendin ne pasoja të paparashikueshme. Rama dhe Basha të heqin dorë nga politika përjashtuase, vlerësojmë qëndrimin e PDIU per nje pakt kombetar.
Vendi ka nevojë për një qeveri të besimit nga të gjithë, mospërzierjen e administratës dhe policisë në zgjedhje dhe të ndalojë cdo përpjekje për financime kriminale të zgjedhjeve dhe finalizimin e dekriminalizmit, realizimi i reformës zgjedhore është kusht i panegociushëm.
LSI vendos të vërë në dispozicion të zgjedhjes politike të gjitha mandatet e saj, kryetarin e kuvendit, ministrat dhe postet politike të përfaqësimit.
Lidhur me cështjen e koalicionit, LSI është e hapur të afirmojë koalicionin me PS bazuar në arritjet e deritanishme të koalicionit aktual.
Por nëse lidershipi i PS nuk do të tregojë vullnet politik për garancitë e opozitës që të jetë pjesë e procesit zgjedhor, LSI nuk do të jetë në koalicion as në zgjedhje”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/