Image GalleryPleaPresidenti i Republikës, Bujar Nishani mori pjesë dje në Samitin e jashtëzakonshëm të Krerëve të Shteteve të vendeve anëtare të Procesit të Brdo-Brijunit, zhvilluar në Zagreb të Kroacisë. Samiti u thirrur nga Presidentët e Kroacisë e Sllovenisë, me synim forcimin e dialogut strategjik mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, si dhe rikthimin e vëmendjes së Shteteve të Bashkuara në rajonin tonë në këto momente sfidash e kërcënimesh.
Të ftuar të veçantë në këtë Samit ishin: Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joseph Biden; Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk; si dhe Presidenti i Austrisë, Heinz Fischer.
Samiti u fokusua në çështjet e sigurisë dhe luftës ndaj terrorizmit, të krizës së migracionit nga vendet në konflikt, si dhe të rivitalizimit të procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Në kuadrin e këtij aktiviteti, Presidenti Nishani zhvilloi biseda të veçanta me Zëvendëspresidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Biden, me Presidentin e Këshillit Evropian Tusk, me Presidentin e Austrisë Fischer si dhe me homologët e rajonit të Evropës Juglindore, duke ndarë me ta shqetësime dhe vlerësime për situatën në Shqipëri dhe në rajon.
Zëvendëspresidenti amerikan Biden në fjalën e tij e konsideroi Shqipërinë një lider në rajon për kundërterrorizmin.
Në fund të Samitit krerët e shteteve të procesit të Brdo-Brijunit, së bashku me të ftuarit e posaçëm miratuan konkluzionet përkatës.
Për më shumë mund të lexoni edhe …
Bujar Nishani, takim me Zevendespresidentin Amerikan Joseph Biden
/web/Bujar_Nishani_takim_me_Zevendespresidentin_Amerikan_John_Biden_10302_1.php





