Ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka ripërsëritur sot akuzat për inkriminimin e institucioneve shtetërore, ka kërkuar shtyrjen e seancës së sotme plenare të diskutimit të ligjit “Për dekriminalizimin”, deri në prezencën në sallën e seancave plenare të kryeministrit Edi Rama.
Sipas Berishës, ardhja e Edi Ramës në pushte kthehu krimin në institucion. Edi Rama e shndërroi qeverinë në një organizatë kriminale, shtoi Berisha
“Kryebanditi që ka sjellë krimin kë krye të institucioneve të vendit, duhet të ishte sot këtu. Ai i ka bërë vendit gjëmën e vërtetë. Për herë të parë pas diktaturës komuniste,krimi kthehet si institucion në vend dhe ai (krimi) kthehet me ardhjen e Edi Ramës në pushtet. Si një akt madhor duhet të shtyjmë këtë seancë, deri në ardhjen e Edi Ramës në Parlament. Ai e shndërroi qeverinë një organizatë kriminale. Zonja drejtuese e seancës, mblidhni krerët e grupeve dhe vendosni shtyrjen e kësaj seancën, deri në kthimin në seancë të kreut, avokatit të Meduzës, Edi Ramës”, u shpreh Berisha.




