Opozita feston sot përveç ditës së 103 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë edhe ditën e çlirimit. Të gjithë krerët e Partisë Demokratike janë duke vendosur kurora me lule në Varrezat e Dëshmorëve. Në këtë aktivitet ka marrë pjesë Kryetari i Opozitës Lulëzim Basha, ish kryeministri Sali Berisha edhe përfaqësues të tjerë. Basha uroi të gjithë shqiptarët për festat e çlirimit dhe të pavarësisë, ai tha se Shqipëria ka paguar shumë për lirinë dhe se ky përvjetor duhet të shërbejë që shqiptarë të bashkohen më shumë të kërkojnë të drejtat në emër të demokracisë dhe lirisë së tyre.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/