Prokurori Vukaj këmbëngul në gjykatë: Nuk kam asnjë lek veç rrogës

Prokurori Vukaj këmbëngul në gjykatë: Nuk kam asnjë lek veç rrogës

76
0
Shares

Pavarësisht se seanca për masën e sigurisë së prokurorit Petrit Vukaj ka qënë me dyer të mbyllyra është arritur të mësohet rreth zhvillimit të gjyqit. Prokurori Vukaj ka mohuar të ketë marrë para në kërmbim të favoreve proceduriale.

“Në 20 vite punë në Prokurori, përveç pagës sime nuk kam marrë asnjë lloj përfitimi tjetër. Kurrë.”, ka thënë ai.

Vukaj ka kërkuar lirimin e tij nga qelia ndërkohë që gjyqtari nuk është bindur nga argumentat e tij.

Sipas Vukajt edhe cështja për të cilën ai akuzohet për korrupsion ka një vijimësi proceduriale normale.

“Vetëm kur janë normalizuar marrëdhëniet mes familjeve të të dëmtuarit dhe të akuzuarit, kjo me akt të shkruar dhe me deklarim para oficerit të Policisë Gjyqësore, vetëm atëherë ne kemi rëndë dakord, si organ akuze, që të kërkojmë dënim e tij me burg dhe më pas, zëvendësimin e tij me një dënim në shërbim të proves”, ka pretenduar Vukaj.

“Nëse unë do të isha i përfshirë në krijimin e lehtësirave procedurale, nuk do të kisha kërkuar arrest në burgpo kisha gjithë hapësirën e mundshme për të kërkuar masa më të buta”, ka shpjeguar ai.

Gjykata e la Vukajt në arrest me burg.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY