FOTO & EMRI/ Ja spitali ku vdiq 15-vjeçarja dhe kush është mjeku...

FOTO & EMRI/ Ja spitali ku vdiq 15-vjeçarja dhe kush është mjeku që tentoi vetëvrasjen

136
0
Shares

Ngjarja e rëndë ku një vajzë 15 vjeç ka ndërruar jetë pas një operacioni në gju, ka ndodhur në një spitalin privat “Continental” në Tiranë,
Blerta Pepa, nxënëse e vitit të parë në gjimnazin “Çajupi”, ka humbur jetën në sallën e operacionit rreth orës 01:00 të mëngjesit të ditës së djeshme, pasi ishte operuar pas këputjes së ligamenteve.
E mitura kishte pësuar dëmtime në këmbë të premten në shkollën “Çajupi” gjate orës se fizkulturës, ndërsa ishte transportuar me urgjencë drejt spitalit “Continental”, që ndodhet në rrugën “Ali Demi” në Tiranë. Pasi i është nënshtruar të gjitha ekzaminimeve të nevojshme mjekësore, mjekët kanë vendosur të kryejnë ndërhyrjen kirurgjikale mbrëmjen e vonë të së dielës, por gjithçka ka shkuar keq. 
Vajza nuk u zgjua më! Dyshohet se vajzës t’i jetë injektuar më shumë anestezi se sa ishte norma.
Pas kësaj ngjarje të rëndë, mjeku anestezist Tefik Zhurda, 53 vjeç, banues në Tiranë, ka tentuar të kryejë vetëvrasje (duke injektuar në trup preparat lënde anestezie).
Ai ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore duke u mbajtur nën kujdes mjekësor.
Policia njofton se ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe rrethanat që çuan në humbjen e jetës të 16-vjeçares. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar kartela mjekësore e pacientes.
tefik zhurda

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY