Policia rrugore e Tiranës ka ndaluar rreth 40 persona në gjendje të dehur ose në përdorim të alkoolit ndërsa drejtonin makinën gjatë së premtes dhe të shtunës.
Drejtoria e Policisë Tiranë, lidhur me marrjen e masave të marra mbi mbarëvajtjen e Qarkullimit Rrugor si edhe ndëshkimet për shkelesit e rregullave të Qarkullimit Rrugor njofton se për këtë jave janë marrë këto masa ndeshkimore :
• Persona të arrestua në gjendje të dehur, 13 shtetas
• Leje drejtimi të pezulluara, për përdorim të alkoolit, 24 shtetas
• Leje drejtimi pezulluar për tejkalim të shpejtësisë matur me radar, 23 shtetas
• Të ndëshkuar për shkelje të semaforit, 121shtetas.
Këto masa ndëshkimore synojnë shmangien e aksidenteve si edhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për të respektuar Rregullat e Qarkullimit Rrugor.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/