Prefekti i Lezhës tallet me Eduard Ndocajn, i jep kurorën e LSI-së

Prefekti i Lezhës tallet me Eduard Ndocajn, i jep kurorën e LSI-së

67
0
Shares

Deputeti i ri i qarkut të Lezhës Eduart Ndocaj ka marrë pjesë në nderimin e Dëshmorëve të Kombit të qytetit të Lezhës. Ai ka publikuar në facebook një status ku njofton që ka marrë pjesë për homazhe dhe është paraqitur aty me kurorën me lule të LSI-së, “pasi institucionet e Lezhës si prefektura dhe Qarku nuk e kishin ftuar të merrte pjese ne nderimet e festimet e 29 Nëntorit”.

Ditën e djeshme, deputeti kërkoi shkarkimin e Prefektit të qarkut Lezhë sipas tij ka bërë disa shkelje. Aika reaguar dje me tone të ashpra ndaj mungesës së prefektit të Lezhës, Altin Jaku, i cili sipas tij nuk ka marrë pjesë në ceremoninë e 103-Vjetorit të Pavarësisë të Shqipërisë, zhvilluar në Lezhë. Teksa sot, sipas Ndocajt, Prefekti nuk e ka ftuar në ceremoninë e nderimit të dëshmorëve të kombit me rastin e 29 Nëntorit.

ndocaj3kuriora

“Sot, deputeti Ndocaj mori pjese ne nderimin e Deshmoreve te Kombit te Qytetit te Lezhes.
Z. Ndocaj ju dha kurora qe ishte bere gati per LSI, pasi institucionet e Lezhes si prefektura dhe Qarku nuk e kishij ftuar z. Ndocajte merrte pjese ne nderimet e festimet e 29 Nentorit.
Kjo ftese mungonte edhe z. Ndocaj ishte i pranishem si i vetmi deputet i Grupit Parlamentar te PS.
Prania e perfaqesuesve te Qarkut dhe te Prefektures sot me date 29 dhe mungesa e tyre me date 28 deshmon qarte qe ata e kane ndare Kombin ne parti politike dhe i kane privatizuar festat kombetare sipas qejfeve te tyre.
Eduart Ndocaj pas takimeve me familjet e deshmoreve dhe me disa veterane theksoi se: 29 dhe 28 Nentori jane festa plotesuese qe nderojne te renet per Atdhe”, shkruan deputeti i Partisë Demokristiane Eduard Ndocaj.


statusi-ndocajtttt

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY