NAMIR LAPARDHAJA*/Përse sulmohet Lulzim Basha?

NAMIR LAPARDHAJA*/Përse sulmohet Lulzim Basha?

66
0
Shares

Lulzim Basha është sot në qendër të vëmendjes së politikës shqiptare si lider i opozitës.

Si i tillë është normale që të flitet për të. Mirëpo, herë pas here lexon në shtyp shkrime dekurajuese, në vend që të ndodhte e kundërta: të inkurajohej për figurën politike, për staturën dhe për alternativën qeverisëse, që çdo lider opozite përçon, sepse problemi nuk është dhe s’ka se si të jetë opozita e një vendi, por qeveria.

Këto shkrime, çuditërisht, krijojnë një orkestër, ndonëse vijnë herë nga brenda PD-së, herë nga jashtë saj.

Nëse shquhet për ndonjë gjë politika shqiptare gjatë kësaj periudhe është se ajo ka prodhuar shumë zhurmë, shumë grindje, shumë fjalë, por pak ide.

Edhe kur shfaqet në këtë baltë të përgjithshme ndonjë diamant, si, fjala vjen, ideja e Lulzim Bashës për dekriminalizimin e politikës shqiptare, shumëkush në fillim tregohet skeptik, ndërsa të tjerë e anatemojnë duke e shpërfillur.

Por, falë idesë së qartë të Bashës dhe këmbënguljes së tij politike, dekriminalizimi u kthye në kauzë të vetë PD-së, të institucioneve ndërkombëtare në Tiranë, Parlamentit Evropian dhe aleatëve të tjerë vendit tonë.

Për çudi, ajo u kthye në kauzë edhe të vetë mazhorancës së sotme, e cila në pjesën e saj të shëndoshë u ndje e çliruar nga pjesa e inkriminuar.

Ashtu si e përmendëm më lart, këto sulme vijnë nga drejtime të ndryshme, nga brenda PD-së, nga jashtë saj, nga PS-ja dhe nga shtypi përreth saj.

Por cila është arsyeja e sulmeve ndaj Lulzim Bashës?

Së pari, kjo mazhorancë ka parë fytyrën e saj në një pasqyrë prej së cilës u tremb, madje edhe vetë asaj i kalli datën.

Së dyti, kritikat dhe sulmet, qartazi duken që nuk janë parimore dhe të sinqerta kur vijnë nga brenda radhëve të PD-së, sepse, pikë së pari, nuk do të dilnin në shtyp,dhe, së dyti, sqarimi i tyre do të ishte vetëm një telefonatë larg.

Së treti, pjesa e koracuar që në vitin ’90 në PD, u ndje e kërcënuar nga shkëlqimi i liderit të ri, i cili, kurrsesi, nuk mund të pranonte bashkëpunëtor individ pa ide, të cilët si kontribut të vetëm kanë pasur “yas man-ësinë” ndaj liderit.

Së katërti, protokolli i ngrirë i vlerave në PD u trondit edhe për shkak të prurjeve të reja.

Mirëpo, shqetësimi më i madh “i orkestrës”, si jashtë ashtu edhe brenda, është “fyerja” që i bën L. Basha me mospërfilljen elegante ndaj tyre.

Ata ndihen të ekskomunikuar, sepse nuk marrin asnjë përgjigje, dhe kjo i nervozon.

Një gjë e tillë vjen, së pari, për shkak të profilit të tij tolerant. Me siguri, ai i dëgjon dhe mund të ketë edhe korrigjime në punën e tij, ndonëse kritikat shpeshherë nuk janë dhe aq miqësore.

Së dyti, kjo është thyerje e skemës së politikëbërjes së deritashme, ku politikanët fillojnë e shajnë njëri-tjetrin dhe ku nga ringu politikë kundërshtarët, sa majtas-djathtas, fluturojnë matanë litarëve.

Së treti, krahas thyerjes së kësaj skeme, kemi edhe thyerjen e një skeme tjetër,që është akoma edhe më e rrezikshme për këtë gjendJe: lista e kandidatëve për deputetë në 2017. Ajo është krejt e pasigurtë. Madje, kjo duket si thembra e Akilit e kësaj sherrnaje.

Për arsye se Basha, me ç’duket, nuk është politikanë klientelist, sepse për të secili është në garë nëpërmjet ideve politike, veprimit politik dhe lidhjes me njerëzit.

Por, edhe përkundrejt të gjithave, Basha ka një aleat të madh: kohën. Koha është në favorin e tij.

Përballë një mazhorance që përditë i shkurton ditët e saj në pushtet, ai ka gjithë kohën e mundshme në dispozicion si për të bërë opozitë, si për t’u përmirësuar nga brenda, çka do të gjenerojë një besim mbarë popullor për të, ne veçanti, dhe për opozitën, në përgjithësi.

*Autori është sekretar i PD në Berat

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY