Kushtetuesja rrëzon prostitucionin

Kushtetuesja rrëzon prostitucionin

47
0
Shares

Gjykata ka rrezuar kërkesën për të dekriminalizuar prostitucionin. Në një vendim të saj ajo ka lënë në fuqi faktin që “Ushtrimi i prostitucionit konsiderohet krim”. Kushtetuesja ka rrëzuar me shumicë votash kërkesën për dekriminalizim të nenit 113, paragrafi pare. Kërkesa ishte bere nga gjykata larte për shfuqizim.

Referuar nenit 113 të kodit penal si personi që ushtron prostitucion si personi që përfiton favour seksuale dënohen me gjobë deri në tre vite burgim.
Sipas argumentave të gjykatës kushtetuese referuar argumentin 36 thuhet se ‘’

asnjë nga palët në gjykim nuk paraqiti të dhëna për të argumentuar se viktimat e prostitucionit mbrohen më mirë me dekriminalizimin e kësaj vepre penale ose me përcaktimin e kësaj vepre si kundërvajtje administrative’’.

Në të njëjtin arsyetim kushtetuesja shprehet se i takon gjykatave të shkallës së parë të japin masën e dënimit midis gjobës dhe burgimit kur ato japin një vendim bazuar mbi personat e shfrytëzuar për prostitucion. Pretendimeve se ky nen cënon barazin gjinore në argumentin 28 gjykata kushtetuese teksa rrëzon kërkesën shpjegon se ‘’neni 113 i KP-së nuk përmban diferencim në përcaktimin ligjor, pasi dënon autorët e prostitucionit, që mund të jenë femra ose meshkuj. Për më tepër, dispozita dënon subjektet, kategorinë e meshkujve/femrave që ushtrojnë prostitucion me vullnet të lirë’’.
Kërkesa e Gjykatës së Lartë për dekriminalizimin e nenit 113 të kodit penal për veprat penale që lidhen me prostitucionin u shqyrtua në seancën e 23 Prillit në Kushtetuese e cila me vendimin e saj lë në fuqi dënimin si për femrat e shfrytëzuara si për përfituesit e favoreve seksuale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY