Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

8-vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, Presidenti Nishani shpreh urimin e tij

04/04/2017
8-vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, Presidenti Nishani shpreh urimin e tij
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në cilësinë e Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, kam privilegjin të përshëndes dhe të uroj përzemërsisht 8-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut!
Tetë vite më parë, Shqipëria arriti të bëhej me meritë pjesë e Aleancës më të madhe politike-ushtarake që ka njohur njerëzimi, duke u shndërruar në saje të reformave të ndërmarra, edhe të mbështetjes së pakursyer të aleatëve tanë, veçanërisht të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga një vend konsumues të sigurisë, në një vend që jo vetëm prodhon siguri, por jep kontributin e vet të qenësishëm në ruajtjen, lartësimin dhe promovimin e vlerave dhe parimeve botërore të hapësirës së lirisë e demokracisë anembanë botës.
Një urim i veçantë u shkon Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe burrave e grave që shërbejnë në to për sakrificat dhe vetëmohimin që kanë treguar gjatë gjithë këtyre viteve, madje duke numëruar madje edhe dëshmorë të rënë krah për krah me forcat aleate në luftën pakompromis kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe ekstremizmit të dhunshëm.
Në historinë e gjatë e të vështirë të popullit shqiptar, anëtarësimi në NATO është arritja më e madhe historike, dhe merita e suksesi u takon të gjithëve që kontribuuan e vazhdojnë të kontribuojnë me dinjitet, duke bërë që flamuri kuq e zi të valëvitet krenar në Bosnje dhe Hercegovinë, Irak, Afganistan kudo ku trupat paqeruajtëse dhe misionet e Aleancës shërbejnë me profesionalizëm e përkushtim.
 Si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, duke ju siguruar për mbështetjen time të palëkundur, jam bindur se ushtarakët tanë me cilësitë dhe profesionalizmin e tyre, e meritojnë plotësisht respektin dhe besimin e popullit tonë. Ju uroj suksese të mëtejshme në përmbushjen e misionit tuaj fisnik në shërbim të popullit shqiptar dhe përparimit të pakthyeshëm të Shqipërisë në rrugëtimin e integrimit të saj euro-atlantik!
 
Gëzuar përvjetorin e tetë të anëtarësimit tonë në NATO!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

13/05/2026
Reagon Lapaj: Nuk pengohet mandati im nga Zeqiri

Adriatik Lapaj, thirrje për referendum kombëtar kundër “Paketës së Maleve”

13/05/2026
Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

13/05/2026
Ngarkesa e gjyqtarëve, sfida e balancimit nuk kalohet as me hartën e re gjyqësore

Mereme Sela, padi në Gjykatën Administrative, cili është vendimi për kandidaten e skualifikuar në garën në PD

13/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

13/05/2026
Reagon Lapaj: Nuk pengohet mandati im nga Zeqiri

Adriatik Lapaj, thirrje për referendum kombëtar kundër “Paketës së Maleve”

13/05/2026
Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

13/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.