Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha: Në Durrës, nga porti deri te drejtoria e policisë denoncimet më të mëdha për korrupsion dhe pazare droge

01/12/2015
Basha: Në Durrës, nga porti deri te drejtoria e policisë denoncimet më të mëdha për korrupsion dhe pazare droge
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kre i PD Lulzim Basha deklaroi sot se Durrësi ngelet nyja më e madhe kriminale e bandave të drogës në Shqipëri. I pranishëm në një takim me të rinjtë e qytetit bregdetar, ku do të zgjidhjen dhe drejtuesit e rinj të FRPD-së, Basha pohoi se kryebashkiaku Vangjush Dako u mor ‘peng’ nga këto banda kriminale, ndërsa theksoi se pas tij fshihet si bashkëpunëtor kryeministri Edi Rama.
“Diktatura e krimit që është veshur me pushtet dhe është futur në parlament dhe bashki. Krimi sot nuk ka frikë të marr peng ata që mori, siç ishte dhe Dako, i cili u mor peng me orë të tëra për një vendim korruptiv. Ata vrasin e presin dhe jo përmes tyre që të lajnë hesapet, por e bëjnë këtë pa frikë dhe me mbështetjen e pushtetit. Këtu në Durrës, nga porti e deri te drejtoria e policisë, vinë denoncimet më të mëdha, për korrupsion, për pazaret e drogës. Këtu në Durrës është një nga nyjet më kriminale të mafies së drogës me bindjen e Ramës dhe Dakos”, tha Basha.
Gjatë takimit me të rinjtw e të rejat demokrate, kreu i PD-së, Lulzim Basha ju rikthye akuzave ndaj kryeparlamentarit Ilir Meta.
Teksa ka vlerësuar rininë demokrate si energjinë e transformimit të vendit, Basha ka akuzuar qeverinë Rama-Meta për shkatërrimin e jetës së shqiptarëve. Sipas tij, ata të dy janë kuçedra me dy koka që po mban peng shqiptarët.
“Një milion dollarë në ditë mungojnë nga doganat dhe tatimet, pse vallë, taksat paguhen me kërbaç në dorë, paratë vidhet përfundojnë në pasuri të qeveritarëve, luks, vila, konto jashtë shtetit, bëjnë të paditurin kur raportet e huaja deklarojnë se kryeministri i vendit më të pasur llogaritet të ketë pasuri 200 milionë eurosh. Ku janë paratë? Paratë i ka përthithur kuçedra me dy koka e Ramës me Metën, ky është marifeti i rilindjes, rrit taksat, po jo rrogat, rrit gjobat, jo investimet, planifiko më shumë mblidh me pak, se vjedh më shumë”,  tha Basha.
Ai ka ftuar shqiptarët të mblidhen bashkë për t’i dhënë përgjigjen e merituar qeverisë.
“Sot një javë do të bashkohemi për të përmbysur tiraninë e krimit, korrupsionit, hajdutërisë së Ramës e për të marrë në dorë fatet tona, do të hapim rrugën evropiane të Shqipërisë”, tha Basha.
Kreu i demokratëve çmoi garën për zgjedhjen e kreut të Forumit Rinor, duke thënë se kjo garë nuk bëhet për shtim radhësh por për të marr stafetën.
“Kundërshtarët politik e njohin shumë mirë forcën e forumit rinor, kur ai është i bashkuar dhe i vendosur për t’i shkuar betejave deri në fund. Kjo garë në PD nuk është thjesht një shtim biologjik i radhëve, nuk është dhe nuk mund të jetë vetëm një pararojë logjistike, po ka qenë është dhe përmes sforcimit të strukturave të reja që do të ngrihen që do të jetë stafetmbajtësja dhe përgjegjësja”, tha Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Zbardhet dëshmia e ish ministrit Oketa: Nuk kishim interes për pronën e ‘Partizani’

Zbardhet dëshmia e ish ministrit Oketa: Nuk kishim interes për pronën e ‘Partizani’

06/07/2026
Berisha: U zhdukën 130 mln euro nga djegësi i Tiranës dhe askush në pranga

Berisha: U zhdukën 130 mln euro nga djegësi i Tiranës dhe askush në pranga

06/07/2026
SAMI NEZA/ Pse asnjë gabim në protestë nuk favorizon Ramën

SAMI NEZA/ Pse asnjë gabim në protestë nuk favorizon Ramën

06/07/2026
Botërori 2026, përcaktohen dy çiftet e para çerekfinaliste

Botërori 2026, përcaktohen dy çiftet e para çerekfinaliste

06/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Zbardhet dëshmia e ish ministrit Oketa: Nuk kishim interes për pronën e ‘Partizani’

Zbardhet dëshmia e ish ministrit Oketa: Nuk kishim interes për pronën e ‘Partizani’

06/07/2026
Berisha: U zhdukën 130 mln euro nga djegësi i Tiranës dhe askush në pranga

Berisha: U zhdukën 130 mln euro nga djegësi i Tiranës dhe askush në pranga

06/07/2026
SAMI NEZA/ Pse asnjë gabim në protestë nuk favorizon Ramën

SAMI NEZA/ Pse asnjë gabim në protestë nuk favorizon Ramën

06/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.