Gjykata e Vlorës vendos konfiskimin e 128 m² tokë pyjore në Palasë

Gjykata e Vlorës vendos konfiskimin e 128 m² tokë pyjore në Palasë

131
0
Shares

Gjykata e Vlorës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë dhe ka vendosur konfiskimin dhe kalimin në pronësi të shtetit të një sipërfaqe prej rreth 128 mijë metra katrorë tokë pyjore në zonën e Palasës, në Himarë, me vlerë sipas çmimeve shtetërore 280 mijë euro, e përfituar në bazë të dokumenteve të falsifikuara nga shtetasi  Timotheo Dhimolea, i cili u dënua me 2 vjet burgim.
Sipas njoftimit zyrtar nga organi i akuzës, mësohet se Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, mbi bazën e kallëzimit penal të kryer nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Vlorë, ka regjistruar procedimin penal në vitin 2014, për veprat penale “falsifikimi i dokumenteve” dhe “shpërdorimi i detyrës”, të parashikuara nga nenet 186 dhe 248 të Kodit Penal.
Objekt i hetimeve të këtij procedimi penal janë një sërë vendimesh të dhëna nga ZRPP Vlorë, si dhe veprimet e kryera nga personat e interesuar në lidhje me dokumentacionin e depozituar për njohjen e kthimin e pronës, si dhe regjistrimin e tyre në ZRPP apo veprimet e tjera të mëtejshme për kryerjen e transaksioneve për pronën e paluajtshme të fituar. 
Midis të tjerave, nga hetimet ka rezultuar se emër të trashëgimtarëve të Petro Dhimolea, në ZRPP Vlorë është regjistruar në regjistrin hipotekor, në numrin rendor nr. 186, datë 06. 06. 2012 pasuria e paluajtshme prej 12.8 ha tokë pyjore, e ndodhur në vendin e quajtur Maitka, fshati Palasë, Bashkia Himarë.
Ky regjistrim është kryer mbi bazën e aplikimit të datës 01. 03. 2012 të kryer nga shtetasi Timotheo Dhimolea, i cili është një trashëgimtarët e subjektit Petro Dhimolea. Si titull i pronësisë në këtë rast është përdorur dokumenti “vendim nr. 425, datë 30. 12. 2008 i KKP Vlorë”, i shoqëruar me planvendosjen e pronës, sipas të cilit është vendosur njohja e pronësisë dhe kthimi i një sipërfaqe prej 12.8 ha, ndodhur në vendin e quajtur Maitka, fshati Palasë. 
Nga hetimet e kryera si dhe nga akti i ekspertimit tekniko grafik me nr. 8295, datë 24. 08. 2015 i Drejtorisë së Policisë Shkencore Tiranë ka rezultuar se, vendimi me nr. 425, datë 30. 12. 2008 i KKP Vlorë, i si dhe planvendosja e pronës bashkëngjitur këtij vendimi, janë dokumente me përmbajtje të falsifikuar. 
Nga veprimet hetimore të kryera rezulton e provuar tërësisht se sipërfaqja e pasurisë së paluajtshme me sipërfaqe totale prej 128.000 m² tokë pyjore është regjistruar në emër të trashëgimtarëve të Petro Dhimoleo me anë të dokumenteve të falsifikuara.
Lidhur me rrethanat e mësipërme, i pandehuri Timotheo Dhimolea është akuzuar se ka kryer veprën penale “falsifikimi i dokumenteve”, më shumë se një herë, të parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal dhe çështja penale në lidhje me këtë të pandehur është dërguar për gjykim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, në përfundim të gjykimit të kësaj çështje penale, me vendimin nr. 659, datë 03.12.2015, vendosi deklarimin fajtor të të pandehurit Timotheo Dhimolea për veprën penale “falsifikimi i dokumenteve”, të parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim, duke zbritur më pas edhe 1/3 e masës së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Po kështu, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendimin nr. 659, datë 03.12.2015 vendosi edhe dënimin plotësues, konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të pasurisë së paluajtshme me sipërfaqe totale prej 128.000 m², ndodhur në fshatin Palasë, Bashkia Himarë. Duke marrë në konsideratë vlerat e përcaktuara në hartën e çmimeve zyrtare në këtë zonë, vlera e kësaj pasurie është rreth 280.000 euro. 
m², ndodhur në fshatin Palasë, Bashkia Himarë. Duke marrë në konsideratë vlerat e përcaktuara në hartën e cmimeve zyrtare në këtë zonë, vlera e kësaj pasurie është rreth 280.000 euro. 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY