Ka qenë një situatë komike ajo që ka “zemëruar” deputetin socialist Anastas Angjeli, deri sa të refuzojë të marrë fjalën në Kuvend.
Ndërsa, sipas rregullores, pas fjalës së deputetit demokrat Ridvan Bode, i cili foli në emër të grupit parlamentar, pas prezantimit të projektbuxhetit nga kryeministri Edi Rama, ka ndodhur edhe keqkuptimi që ‘zemëroi” Anastas Angjelin.
Fillimisht, sipas radhës së diskutimeve, drejtuesi i seancës Shpëtim Idrizi i dha fjalën Anastas Angjelit, por ndërkohë, “nën të drejtën” që i jep rregullorja, kërkoi fjalën si ministër, Shkëlqim Cani. Ndërsa Anastas Angjeli ndërkohë kishte dalë në podium, Shpëtim idrzi “ndërroi mendje” dhe ia dha fjalën ministrit.
Kjo “zemëroi” Anastas Angjelin, i cili ndërsa i liroi podiumin Shkëlqim Canit, u largua vetë prej andej…, për të mos u kthyer as pasi mbaroi ministri i Financave.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/