Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Qeveria del mbi ligjin, rrit artificialisht asetet e Ushtrisë “për të qenë në rregull” me NATO-n

07/12/2015
Qeveria del mbi ligjin, rrit artificialisht asetet e Ushtrisë “për të qenë në rregull” me NATO-n
Share on FacebookShare on Whatsapp

Spitali Ushtarak

Këshilli i Ministrave del mbi ligjin, duke miratuar një vendim i cili bie në kundërshtim me të. Fjala ëshët për strukturën e re të Spitalit Universitar të Traumës (ish-Spitali Ushtarak), që sipas VKM-së parashikon integrimin e tij dhe Spitalit Ushtarak të Forcave të Armatosura në një të vetëm. VKM-ja ka kaluar në mbledhjen e datës 2 dhjetor 2015, por ndryshe nga vendimet e tjera, nuk është zbardhur nga qeveria. Ndërkohë, “Gazeta Shqiptare” ka mundur të sigurojë një kopje të këtij vendimi, që bie ndesh hapur me Ligjin Nr. 147/2014, “Për shërbimin e urgjencës mjekësore”.

Përplasja
Sipas VKM-së, Spitali Ushtarak i FA do të transformohet në Njësinë e Mjekësisë Ushtarake (NJMU), pranë Spitalit Universitar të Traumës (SUT), të cilët do të integrohen në kuadër të një strukture të bashkuar spitalore me emërtimin “Spitali Universitar i Traumës”. Ndërkohë, sipas pikës 9 të vendimit, “planifikimi buxhetor për funksionimin normal të SUT do të kryhet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Mbrojtjes”.
Gjithashtu, në pikën 10 të VKM-së përcaktohet se “Ministria e Mbrojtjes planifikon buxhet për funksionimin e NJMU në të gjitha aspektet, për shpenzimet e personelit ushtarak të SUT, për përkujdesjen shëndetësore ndaj personelit me status ushtaraku si dhe për përballimin e shpenzimeve në kuadër të detyrimeve të vendit në NATO”.
Por, këto pika bien në kundërshtim me nenin 24 të ligjit nr. 147/2014, sipas së cilit “buxheti i shërbimit të urgjencës mjekësore, ku bën pjesë dhe SUT, është program i veçantë në buxhetin e miratuar për ministrinë përgjegjëse për shëndetësinë”.
Praktikisht, sipas vendimit të qeverisë, pjesë e financimit të SUT do të jetë edhe Ministria e Mbrojtjes. Ndërkaq, nëse i referohemi procedurave, për të kaluar këtë VKM, paraprakisht duhej të ishin bërë ndryshimet e nevojshme ligjore nga kuvendi, procedurë që duket se është anashkaluar nga Këshilli i Ministrave.

Projektligji
Ndërkaq, ky vendim qeverie bie ndesh edhe me projektbuxhetin e vitit 2016, i cili u miratua në parim në seancën parlamentare të së premtes. Sipas relacionit që shoqëron projektligjin për vitin 2016, prioritet i Ministrisë së Mbrojtjes është mbështetja me burime e Forcave të Armatosura, si pjesë e NATO-s.
“Në këtë kuadër, Ministria e Mbrojtjes do të mbështetet këtë vit me disa burime, e konkretisht: Kalimi i Spitalit të Traumës, nga varësia e Ministrisë së Shëndetësisë në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes. Kalimi i strukturave të fluturimit/transportit me helikopter, nga Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme, në sektorin/Ministrinë e Mbrojtjes”, thuhet në relacion.
Praktikisht, nëse i referohemi këtij relacioni, kalimi i SUT në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes është legjitimuar, dhe kjo pavarësisht zërave kundër këtij akti. Më herët ai është kundërshtuar nga nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, i cili e ka cilësuar rikthimin e Traumës në Spital Ushtarak si “një hap mbrapa”.
Ky ndryshim u kundërshtua edhe nga profesorët dhe mjekët më të nderuar të këtij spitali, pasi sipas tyre, ishte në dëm të pacientëve. Mjekët Tefik Zhurda, Skënder Buci, Myftar Torba, Ilir Kajo dhe Alfred Gega reaguan pas shkresës së datës 27. 08. 2015, të firmosur nga sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, ku urdhërohej ngritja e grupit ndërinstitucional të punës për vlerësimin e gjendjes, përcaktimin e masave dhe përgatitjen e akteve ligjore e nënligjore për kalimin e Shërbimit të Emergjencave Civile dhe të Spitalit Universitar të Traumës, në vartësi të Ministrisë së Mbrojtjes. Mjekët e SUT i dërguan edhe një letër kryeministrit, Edi Rama, ku përmes argumenteve kërkonin rishikimin e urdhrit të Agaçit. Në atë kohë Ministria e Mbrojtjes nuk preferoi të komentonte këtë ndryshim.

Për më shumë mund të lexoni edhe …

“Spitali Ushtarak” i kalon Mbrojtjes, 5 milionë euro në lojë!
/web/_Spitali_Ushtarak_i_kalon_Mbrojtjes_5_milione_euro_ne_loje_6752_1.php


Si edhe …

Qeveria mashtron NATO-n, rrit artificialisht shpenzimet e Ministrisë së Mbrojtjes
/web/Qeveria_mashtron_NATO_n_rrit_artificialisht_shpenzimet_e_Ministrise_se_Mbrojtjes_9519_1.php

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Rimëkëmbja e ekonomisë, BSH pesimiste, shtyn parashikimet për në vitin elektoral 2017

DYSHIMI/ Seiko liçensoi një bankë të lidhur me mashtrimet online. Kush është pas Jet Bank, klient virtual i Durana Park

29/03/2026
Tmerroi klientët e restorantit në Kavajë, godit pronarin dhe dëmtoi dy makina gjatë ikjes

Tmerroi klientët e restorantit në Kavajë, godit pronarin dhe dëmtoi dy makina gjatë ikjes

29/03/2026
VIDEO/ Deputeti i Myzeqesë…, por një shalqi nuk e pret dot!

Erion Braçe kërkon të jetë kandidat për bashkinë e Tiranës, çfarë kërkon edhe në letrën për KQZ

29/03/2026
Spiropali, mesazh alegorik në rrjete sociale për hijet që mbeten pas

Spiropali, mesazh alegorik në rrjete sociale për hijet që mbeten pas

29/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rimëkëmbja e ekonomisë, BSH pesimiste, shtyn parashikimet për në vitin elektoral 2017

DYSHIMI/ Seiko liçensoi një bankë të lidhur me mashtrimet online. Kush është pas Jet Bank, klient virtual i Durana Park

29/03/2026
Tmerroi klientët e restorantit në Kavajë, godit pronarin dhe dëmtoi dy makina gjatë ikjes

Tmerroi klientët e restorantit në Kavajë, godit pronarin dhe dëmtoi dy makina gjatë ikjes

29/03/2026
VIDEO/ Deputeti i Myzeqesë…, por një shalqi nuk e pret dot!

Erion Braçe kërkon të jetë kandidat për bashkinë e Tiranës, çfarë kërkon edhe në letrën për KQZ

29/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.