Aleatët e opozitës janë mbledhur në selinë e PD-së për të diskutuar me lidershipin e kësaj partie pas deklaratave të Kryeministrit Edi Rama dhe kryeparlamentarit Ilir Meta.
Mësohet se aleatët e PD do të diskutojnë ftesën për dialog me mazhorancën.
Ilir Meta deklaroi dje se pa opozitën në zgjedhje, nuk do të ketë koalicion PS – LSI dhe u shpreh se partia e tij është gati të vërë në dispozicion mandatet e partisë së tij për një qeveri besimi.
Nga ana tjetër sot, aleati it ij në mazhorancë, Edi Rama, sot konfirmoi vendosmërinë e tij se zgjedhjet do të bëhen në 18 qershor.





