Sami Repishti: Nuk ia fal dekorimin e kriminelit Shyqyri Çoku, Mimi Kodheli...

Sami Repishti: Nuk ia fal dekorimin e kriminelit Shyqyri Çoku, Mimi Kodheli të japë dorëheqjen

143
0
Shares

Ish-i dënuari politik nga regjimi komunist, Sami Repishti, i cili jeton prej vitesh në SHBA, kërkon dorëheqjen e ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli, për dekorimin që i ka bërë hetuesit të At Zef Pllumit.
Sipas profesor Repishtit, Çoku ka qenë dhe torturuesi i tij gjatë kohës që ai hetohej në hetuesinë komuniste.
“E kam njohur që kur ka qenë i ri, por nuk kam pasur shoqërim me të. Ishte tip rrugaçi. Nuk besoj se ka luftuar me armë në dorë për arsye të moshës”, është shprehur për gazetën “Panorama” profesor Repishti.
Sipas tij, “dekorimi i 1000 veteranëve dhe kriminelëve të regjimit të kuq nga Ministria e Mbrojtjes e që përfshin edhe xhelatët e ish-Sigurimit ashtë nji fymje e randë për të gjithë popullin shqiptar, e sidomos për viktimat e komunizmit në Shqipëri e familjarët e tyne”.
Ai thekson se “nji akt i këtill tregon mungesën e plotë të frymës së zhvillimeve në botën e lirë që na rrethon, mungesën e plotë të sensibilitetit të plafeve në vendin tonë dhe mungesën e plotë të ndërgjegjes së vrame nga krimi komunist”.
“Dhe kjo ashtë nji tragjedi ma përpjestime gjithëshqiptare. Sa për kriminelin “shoku Çoku” që më shkaktoi kaq dhimbje trupore e shpirtënore me drunin e tij të pagdhenun, e çizmen e tij të ndytë, unë nuk e falë, sepse tradhëtoi bashkëvuejtësit e mi. Njikohësisht unë nuk falë as edhe “Shtetin” që ka për detyrë të më mbrojë, e që për 25 vjet të gjata nuk zbatoi drejtësinë ma fillestare. Kjo nuk ashtë mëshirë, as falje! Kjo ashtë mospërfillje për vendin që akoma vuen, mospërfillje për viktimat akoma të përbuzuna, mospërfillje për rrezikun e ringjalljes së nji shoqënie shqiptare që kërkon të ngrihet si “e gjithë Europa”. Për kto arsye, Zonja Ministre, mbas aktit tuej të dënueshëm, ju keni vetëm nji rrugë të ndershme me marrë: jepni dorëheqjen, dhe sa ma shpejt!”, shkruan ai në “Panorama”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY